Zarif: Irani nuk ka nevojë për Amerikën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88652-zarif_irani_nuk_ka_nevojë_për_amerikën
"Larg nga pozita e dobët, sot jemi më të fortë se kurrë," tha të dielën Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 09, 2019 16:44 Europe/Tirane
  • Zarif: Irani nuk ka nevojë për Amerikën

"Larg nga pozita e dobët, sot jemi më të fortë se kurrë," tha të dielën Ministri i Jashtëm i Iranit, Muhamed Xhavad Zarif.

Për ministrin e jashtëm iranian, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj rajonalë janë në pozitë të dobët, sepse "liderët amerikanë janë të vetëdijshëm se nuk kanë arritur qëllimet e tyre në Siri, Irak, Jemen apo Liban". " Kjo sepse kombet e rajonit nuk e dëshirojnë politikën hegjemoniste të Shteteve të Bashkuara", shtoi Muhamed Xhavad Zarif. Ministri i Jashtëm iranian u shpreh se presionet ekonomike që po përdor Uashingtoni për të arritur planet e tij politike do të kthehen në një afat të gjatë kundër interesave amerikane. Zarif vuri në dukje: "Rusia dhe Kina kanë vendosur të zëvendësojnë dollarin amerikan me monedhat kombëtare përkatëse të tyre në transaksionet e tyre financiare. Vende të tjera do ta bëjnë këtë herët a vonë dhe kjo do të thotë dekadenca e fuqisë ekonomike të Shteteve të Bashkuara." Zarif u shpreh se në nivel rajonal, Shtetet e Bashkuara kanë bërë gabime serioze gjeopolitike, të dëmshme si për veten, ashtu dhe për vendet e Lindjes së Mesme. "Ata gabuan kur u bashkuan me ISIS-in dhe Frontin Nusra, si dhe me agresorët e huaj në Jemen", tha kreu i diplomacisë iraniane. "Irani, nga ana tjetër, ka një të ardhme të ndritur, sepse ka bërë zgjedhje të mira gjeopolitike për vete dhe për fqinjët e tij", shtoi Zarif. Ministri i Jashtëm iranian tha se intensifikimi i presionit të Shteteve të Bashkuara ndaj Iranit ishte më shumë një shenjë e dobësisë. Duke kritikuar vendimin e disa vendeve në rajon për të normalizuar marrëdhëniet e tyre me regjimin izraelit, Muhamed Xhavad Zarif tha: "Ata besojnë se Kupola e Hekurit e Izraelit mund të garantojë sigurinë e tyre. Por Kupola e Hekurit po dëshmon të jetë e paaftë edhe për garantimin e sigurisë së Izraelit. "