Irani dhe BE theksojnë zbatimin e marrëveshjeve të Stokholmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88811-irani_dhe_be_theksojnë_zbatimin_e_marrëveshjeve_të_stokholmit
Zv/sekretarja për punë të jashtme dhe siguri e BE, Helga Schmid, dhe zv/ministri i jashtëm i RII, Ali Asghar Khaxhi, kanë bërë thirrje për zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve të Stokholmit për grupet e Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 15, 2019 16:24 Europe/Tirane
  • Irani dhe BE theksojnë zbatimin e marrëveshjeve të Stokholmit

Zv/sekretarja për punë të jashtme dhe siguri e BE, Helga Schmid, dhe zv/ministri i jashtëm i RII, Ali Asghar Khaxhi, kanë bërë thirrje për zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve të Stokholmit për grupet e Jemenit.

Në takim, të dy palët theksuan nevojën për qasje politike në zgjidhjen e krizës. Schmid dhe Khaxhi e kanë trajtuar seriozisht situatën humanitare në Jemen dhe nënvizuan zbatimin e shpejtë të marrëveshjeve për të zgjidhur krizën në këtë vend. Konsultimet e vazhdueshme midis Iranit dhe BE për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të Jemenit ishin ndër temat e tjera të diskutuara nga të dyja palët. Helga Schmid mbërriti në Teheran pasi bëri një vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe, Oman dhe Katar. Më parë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Abas Musavi përsëriti mbështetjen e Iranit për marrëveshjen e Stokholmit mbi Jemenin, duke thënë se zbatimi i kësaj marrëveshje është një prelud për arritjen e një zgjidhjeje përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse politike. Abas Musavi përshkroi si konstruktive tërheqjen e njëanshme të forcave të Qeverisë Jemenase të Shpëtimit Kombëtar nga tre portet  Al Hudejdah, Ras Isa dhe As-Salif. Sana'a vepron në përputhje me marrëveshjen e Stokholmit dhe po tregon vendosmërinë dhe angazhimin e Qeverisë së Shpëtimit Kombëtar të Jemenit për negociata dhe gjithashtu dënon sabotimin dhe mungesën e angazhimit të koalicionit saudit, shtoi ai.