Zarif takohet me një delegacion parlamentar irakian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i88898-zarif_takohet_me_një_delegacion_parlamentar_irakian
Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif të martën takoi një delegacion parlamentar irakian të udhëhequr nga nënkryetari i parlamentit  të Irakut.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Qershor 18, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me një delegacion parlamentar irakian

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif të martën takoi një delegacion parlamentar irakian të udhëhequr nga nënkryetari i parlamentit  të Irakut.

Nënkryetari i parlamentit irakian Khalil al-Hadad, i cili po viziton Iranin në krye të një delegacioni parlamentar të martën është takuar me ministrin e jashtëm të RII z. Mohamed Xhevad Zarif, me të cilin ka diskutuar çështje me interes të ndërsjellë. Zyrtarët iranianë dhe irakianë ju referuan marrëdhënieve historike midis dy shteteve fqinje dhe shqyrtuan marrëveshjet ekonomike të nënshkruara tashmë midis dy vendeve. Ata diskutuan gjithashtu rrugët për të lehtësuar më tej udhëtimet midis qytetarëve të të dyja vendeve dhe për të zgjeruar bashkëpunimin rajonal.