Gjeneral Haftar: Qëllimi ynë është Tripoli jo fushat e naftës!
(last modified Sat, 06 Jul 2019 14:30:40 GMT )
Korrik 06, 2019 16:30 Europe/Tirane
  • Gjeneral Haftar: Qëllimi ynë është Tripoli jo fushat e naftës!

Komandanti i forcave të ashtuquajtura "Ushtria Kombëtare e Libisë" ka theksuar se qëllimi i këtyre forcave është rimarrja e kontrollit në Tripoli dhe jo e fushave të naftës.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se gjenerali Khalifa Haftar  ka thënë se qëllimi i betejës së Tripolit, është çlirimi i këtij qyteti nga grupet militante. Ushtria nuk mund të bëhet tregtare e naftës dhe ushtria nuk është e interesuar të shesë naftën për interesa të saj si në mënyrë ligjore dhe si në mënyrë të paligjshme.  

Gjeneral Haftar në vazhdim ka thënë: "Procesi i shitjes së naftës është në kompetenca të Organizatës Kombëtare të Naftës së Libisë ndërsa përgjegjësia e ushtrisë kombëtare është mbrojtja e objekteve dhe infrastrukturës naftore".

Ai gjithashtu theksoi: "Ushtria Kombëtare e Libisë synon të pengojë militantët e armatosur që të shfrytëzojnë të ardhurat naftore të këtij vendi".

 

Tags