Zbulohen masat e tjera të Iranit lidhur me marrëveshjen bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89324-zbulohen_masat_e_tjera_të_iranit_lidhur_me_marrëveshjen_bërthamore
Njëkohësisht me përfundimin e afatit 60-ditor të Iranit për vendet evropiane, Irani sot do të shpallë masat e reja të tij për uljen e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 07, 2019 04:32 Europe/Tirane
  • Zbulohen masat e tjera të Iranit lidhur me marrëveshjen bërthamore

Njëkohësisht me përfundimin e afatit 60-ditor të Iranit për vendet evropiane, Irani sot do të shpallë masat e reja të tij për uljen e zotimeve në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Donald Trump president i Amerikës më 8 Maj 2018 tërhoqi në formë të njëanshme Uashingtonin nga marrëveshja bërthamore që është një marrëveshje ndërkombëtare dhe vendosi rikthimin e sanksioneve bërthamore kundër Iranit. Ky veprim i Donald Trump është dënuar si nga faktori vendas ashtu edhe ai ndërkombëtar.  Irani në përgjigje të veprimeve të jashtëligjshme të Amerikës dhe mos reagimin konkret të vendeve të tjera nënshkruese të kësaj marrëveshjeje ka pezulluar një pjesë të zotimeve të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Njëkohësisht ANEA ka konfirmuar se prodhimi i uraniumit të pasuruar në gradë të ulët në Iran ka kaluar kuotën e 300 kg dhe është prodhuar 202.8 kg më shumë. Ndërkohë Irani ka njoftuar se ai do të shtojë edhe nivelin e pasurimit të uraniumit duke kaluar kuotën e 3.67%. Masat që Irani merr për të ulur zotimet e tij janë përcaktuar në paragrafët 26 dhe 36 të marrëveshjes bërthamore ku Irani mund të marrë masa nëse shikon se pala tjetër nuk po zbaton zotimet e saj.