Avokati personal i Trump-it lavdëron grupin terrorist MEK
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89492-avokati_personal_i_trump_it_lavdëron_grupin_terrorist_mek
Avokati personal i presidentit të SHBA Donald Trump vlerësoi të shtunën grupin terrorist MEK në një postim në Twitter.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 14, 2019 09:47 Europe/Tirane
  • Avokati personal i Trump-it lavdëron grupin terrorist MEK

Avokati personal i presidentit të SHBA Donald Trump vlerësoi të shtunën grupin terrorist MEK në një postim në Twitter.

Sipas kanalit televiziv Al-Alam, Rudy Giuliani, ndërsa lavdëroi grupin terrorist MEK, e përshkroi këtë grup terrorist si një zëvendësues shumë të mirë për sistemin e Republikës Islamike të Iranit dhe i përshkroi elementët e tij si " liridashës". Avokati personal i presidentit të SHBA e trajton çështjen e zëvendësimit të sistemit politik iranian në një kohë që zyrtarët e qeverisë amerikane në mënyrë të përsëritur kanë pretenduar se qeveria e Trump nuk po kërkon ndryshim të regjimit në Iran. John Bolton, këshilltar i sigurimit kombëtar të SHBA, i cili është gjithashtu një mbështetës i terroristëve të MEK, në një intervistë të fundit me gazetën Telegraph pohoi se "Politika e Trump-it nuk synon ndryshim të regjimit në Iran, dhe ai kërkon vetëm një marrëveshje të re me Iranin". Grupi terrorist MEK që nga fillimi i Revolucionit Islamik, në operacione të ndryshme terroriste ka vrarë më shumë se 17.000 qytetarë iranianë. Një numër i madh i anëtarëve të administratës Trump, përfshirë John Bolton, janë gjithmonë të lidhur me këtë grup terrorist.