A është MEK alternativë e vlefshme?
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i89550-a_është_mek_alternativë_e_vlefshme
Duke shfrytëzuar politikën armiqësore të Uashingtonit ndaj Teheranit, organizata Moxhahedin-e Khalk (MEK) e paraqet veten si alternativë ndaj qeverisë së tanishme të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Korrik 16, 2019 08:24 Europe/Tirane
  • A është MEK alternativë e vlefshme?

Duke shfrytëzuar politikën armiqësore të Uashingtonit ndaj Teheranit, organizata Moxhahedin-e Khalk (MEK) e paraqet veten si alternativë ndaj qeverisë së tanishme të Iranit.

Për të arritur këtë qëllim, ata pretendojnë se kanë mbështetjen e shumicës së iranianëve. Ky pretendim është shumë i diskutueshëm nga akademikë dhe specialistë të tjerë për Iranin, të cilët pohojnë se në fakt, MEK ka pak mbështetje mes iranianëve. Ata argumentojnë se aktivitetet e MEK që kur lidershipi i grupit u largua nga Irani në vitin 1981, veçanërisht aleanca e tyre me Irakun e Sadamit dhe shtypja e brendshme e grupit, i kanë diskredituar ata në mesin e politikës iraniane. Mendoni për iranianët që jetojnë në SHBA. Sipas një sondazhi të vitit 2018 në mesin e amerikanëve iranianë nga Aleanca e Punëve Publike të Amerikanëve Iranianë (PAAIA), vetëm 6 përqind thanë se mbështesin MEK-un si një alternativë legjitime ndaj qeverisë së tanishme në Iran. Kjo pasqyron rezultatet e studimit të organizatës në vitin paraprak (2017) në lidhje me popullaritetin e Maryam Rajavi, udhëheqëse e MEK, i cili kishte treguar se vetëm 7% kishin një pikëpamje të favorshme për të. Jopopullariteti i MEK-ut në komunitetin iraniano-amerikan është pranuar nga John Limbert, ish Zëvendës Ndihmësekretar i Shtetit për Iranin. Në një artikull të botuar në The American Prospect më 5 qershor 2019, Limbert ka shkruar për leksionin e tij të fundit mbi grupin MEK dhe ndikimin e këtij grupi tek të diplomuarit në tre universitetet më të mira në botë. "... Gjithsesi, të gjithë amerikanët iranianë në takim e njihnin mirë grupin MEK dhe e urrenin atë. Ata e dinin historinë e tij vrastare në Iran ", shkruan Limbert. "Ata e dinin se një Iran i sunduar nga MEK do t'i sillte të gjitha tmerret e stalinizmit - gulagëve, sundimit të një burri (ose gruaje), konfiskimeve dhe ekzekutimeve për shkak të të qënit një anëtar i klasës së gabuar sociale". Në raportin e vitit 1994 për këtë grup, Departamenti Amerikan i Shtetit thekson se MEK-u nuk do të ishte një alternativë autentike ndaj Republikës Islamike. Para kësaj, më 1992, Ndihmës Sekretari i Shtetit, Robert Pelletreau përmes një përgjigje me shkrim në një pyetje të nënkomisionit rreth MEK-ut, i është referuar pozicionit të dobët të grupit midis iranianëve duke shkruar: Organizata MEK nuk përfaqëson një forcë të konsiderueshme politike midis iranianëve, pjesërisht për shkak të lidhjeve të ngushta me qeverinë e Irakut. Jeremiah Goulka, analist i Korporatës RAND, i cili ishte autori kryesor i raportit të vitit 2009, më vonë shpjegoi shkakun e kësaj mungese të popullaritetit duke shkruar: Njëherë e një kohë, MEK-u gëzonte njëfarë mbështetjeje popullore në Iran. Por pasi u mënjanua nga partia e Ajetollah Khomeinit pas Revolucionit iranian të vitit 1979, MEK i kaloi dy dekadat e ardhshme duke kryer sulme terroriste kundër qeverisë së re dhe ushtrisë së saj, duke dëmtuar edhe civilët në disa raste. MEK u bashkua me Sadam Husein në Luftën Iran-Irak (1980-1988), duke u zhvendosur në kampe në Irak në vitin 1986 dhe duke luftuar kundër ushtarëve iranianë. I frustruar se Sadami nuk arriti ta instalojë atë në pushtet në Teheran deri në fund të luftës, MEK u përpoq të pushtonte vetë Iranin (duke përdorur më shumë armët dhe municionet e Sadam Huseinit), duke rezultuar me vdekjen e mijëra anëtarëve të tij. Këto veprime shkatërruan besueshmërinë e MEK-ut në mesin e iranianëve". Tani MEK-u  llogarit se duke provokuar një luftë midis SHBA-së dhe Iranit, do të hyjë në rrënojat dhe do të mbledhë pjesët që dëshiron. Një luftë SHBA-Iran, përveçse do të shkaktojë dëme të rënda ndaj Iranit, do të përfshinte edhe amerikanët në një tjetër fiasko në Lindjen e Mesme. Sipas Limbert, "Ne (amerikanët) do ta gjejmë përsëri veten në një batak që do ta bënte Irakun të duket tepër i lehtë. Ne duhet të hedhim poshtë supozimin e vetë-shërbyer se sulmi ushtarak kundër Iranit do të jetë i lehtë dhe pa kosto. Do të jetë krejtësisht e kundërta. "