SHBA duhet të ndalë shitjen e armëve për Sadamët e rinj
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet t'i japin fund shitjeve të armëve në regjimet despotike në rajon në vend që të ankohen për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes së Teheranit përballë kërcënimeve.
Në një postim në faqen e tij zyrtare të Twitter të mërkurën, Zarif tha se Irani nuk ka asnjë mundësi tjetër, pos të mbështetet në aftësitë e tij të brendshme për të promovuar aftësitë e tij të mbrojtjes siç bëri gjatë luftës së imponuar nga Iraku kundër Iranit në vitet 1980, gjatë të cilave vendet e botës nuk i shitën Iranit asnjë mjet mbrojtës, por përkundrazi, pajisën regjimin e ish diktatorit irakian Sadam Husein me bomba dhe raketa për të goditur Republikën Islamike. "Për 8 VJET, Sadami i sulmoi qytetet tona me raketa dhe bomba të marra nga Lindja dhe Perëndimi. Ndërkohë, askush nuk i shiti Iranin asnjë mjet mbrojtjeje. Nuk kishim zgjidhje tjetër, veçse të ndërtonim mjetet tona mbrojtëse", tha Zarif. "Tani ata ankohen. Në vend që të devijojnë këtë çështje, SHBA duhet t'i japë fund shitjeve të armëve për Sadamët e rinj të rajonit, "shtoi ai. Zarif bashkangjiti foto në postim, duke treguar bombardimet e qytetit iranian të Khorramshahrit gjatë luftës së Irakut ndaj Iranit, bomba të prodhuara nga SHBA të përdorura nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen dhe palestinezë të plagosur nga forcat izraelite në Gaza për të kujtuar pasojat e përkrahjes ushtarake të SHBA për aleatët e saj në rajon.