Irani dhe Kina zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë
(last modified Sat, 27 Jul 2019 18:24:59 GMT )
Korrik 27, 2019 20:24 Europe/Tirane
  • Irani dhe Kina zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë i Iranit, duke përmendur marrëdhëniet e mira midis Teheranit dhe Pekinit në fusha të ndryshme, theksoi se bashkëpunimi Iran-Kinë në fushën e bujqësisë dhe ekonomisë gjithashtu po rritet.

Ministri i bujqësisë i Iranit, Mahmud Hoxhati, i cili udhëtoi në Kinë, në një intervistë me IRNA të shtunën, duke vënë në dukje se autoritetet e Iranit dhe Kinës janë të vendosur të zgjerojnë bashkëpunimin dypalësh, shtoi se Teherani dhe Pekini po kërkojnë të vazhdojnë bashkëpunimin teknik dhe shkencor në fusha të ndryshme. Hoxhati gjithashtu udhëtimin e tij në Kinë e vlerësoi pozitivisht. Mahmud Hoxhati, Ministri i Bujqësisë i Iranit, mbërriti në Pekin për një udhëtim katër-ditor për të forcuar marrëdhëniet ekonomike të Pekinit dhe Teheranit. Takimi me homologun e tij kinez, vizita në Institutin kinez të Kërkimeve Shkencore Bujqësore dhe takimi me shefin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO) ishin pjesë e programit të vizitës së Ministrit iranian të Bujqësisë në Kinë.

 

Tags