Studentët iranianë protestojnë kundër vrasjes së popullit në Kashmir
Studentët iranianë në shenjë proteste ndaj vrasjes së popullit në Kashmir kanë protestuar përballë përfaqësisë së OKB në Teheran.
Studentët me pankarta dhe shkrime në duar kanë dënuar vrasjen e myslimanëve në Kashmir. Ata në përfundim të kësaj proteste kanë nxjerrë një deklaratë ku thuhet se feja islame dhe vlerat njerëzore theksojnë se njeriu është i lirë dhe ka të drejtë të zgjedhë fatin e tij. studentët rikujtuan se e drejta i është hequr prej kohësh popullit të Kashmirit dhe ditët e fundit radikalët e qeverisë indiane duke pasur mbështetjen e Izraelit i janë kundërvënë popullit të Kashmirit të cilin e kanë distancuar nga lidhja me botën. Studentët gjithashtu nga OKB dhe nga organizatat mbrojtëse të të drejtave të njeriut presin që të reagojnë ndaj çështjes së Kashmirit dhe shtypjes së hapur të qeverisë indiane ndaj myslimanëve të kësaj zone. Më 5 gusht qeveria indiane ka anuluar kompetencat speciale për kontrollimin e Kashmirit. Një pjesë e Kashmirit ndodhet në territorin e Indisë dhe një pjesë në territorin e Pakistanit por që të dy vendet pretendojnë për sovranitetin e të gjithë Kashmirit.