Konferenca Uniteti Islam shpreh mbështetjen e plotë për xhaminë Al Aksa
(last modified Sun, 17 Nov 2019 06:17:50 GMT )
Nëntor 17, 2019 07:17 Europe/Tirane
  • Konferenca Uniteti Islam shpreh mbështetjen e plotë për xhaminë Al Aksa

Konferenca Uniteti Islam në Teheran dje ka përfunduar punimet me nxjerrjen e një deklarate.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve, pjesëmarrësit në takimin e 33-të të konferencës Uniteti Islam në Teheran, kanë dalë me një deklarate ku janë dënuar sulmet ndaj xhamisë Al Aksa që është kibla e parë e myslimanëve si dhe planin akordi i shekullit dhe kanë kërkuar marrjen e masave për mbrojtjen e këtij vendi të shenjtë. Në këtë deklaratë thuhet se sulmi ndaj xhamisë Al Aksa është një komplot i rrezikshëm kundër simboleve të shenjta islame dhe për këtë vendet islamike duhet të marrin masa për tu përballur me të tilla veprime. Personalitetet pjesëmarrëse në takimin e 33-të të konferencës Uniteti Islam në Teheran në deklaratën e tyre gjithashtu shprehën mbështetjen për qëndrimin e palëkundur të Republikës Islamike të Iranit në mbrojtje të Palestinës, xhamisë Al Aksa dhe fronti të rezistencës dhe me këtë rast dënuan veprimet e jashtëligjshme dhe luftën ekonomike të qeverisë amerikane kundër popullit iranian. Vlen të theksohet se në konferencën ndërkombëtare Uniteti Islam në Teheran që u mbajt me sloganin “ Uniteti Islam në mbrojtje të xhamisë Al Aksa” morën pjesë 400 personalitete nga 90 vende të botës dhe u mbajt nga e enjtja në të premte.