Kina: Vendet e BE të shpejtojnë inaugurimin e INSTEX
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i92864-kina_vendet_e_be_të_shpejtojnë_inaugurimin_e_instex
Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu të dielën i këshilloi shtetet e BE të shpejtojnë inaugurimin e INSTEX dhe gjithashtu u kërkoi SHBA-ve që të heqin dorë nga sanksionet ndaj Iranit në këmbim të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 01, 2019 17:28 Europe/Tirane
  • Kina: Vendet e BE të shpejtojnë inaugurimin e INSTEX

Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës Ma Zhaoxu të dielën i këshilloi shtetet e BE të shpejtojnë inaugurimin e INSTEX dhe gjithashtu u kërkoi SHBA-ve që të heqin dorë nga sanksionet ndaj Iranit në këmbim të zbatimit të marrëveshjes bërthamore.

INSTEX është një mekanizëm financiar i sugjeruar nga Evropa për të adresuar çështjet në lidhje me shkëmbimet bankare, si pjesë e masave për të përballuar sanksionet bankare të SHBA-së mbi Iranin, që janë në kundërshtim me Rezolutën 2231 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që kërkon të hiqen sanksionet ndaj Iranit. Zëvendësministri i Jashtëm i Kinës tha se Teherani dhe Pekini do të bëjnë çmos për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore dhe se kriza është krijuar nga tërheqja e SHBA nga marrëveshja bërthamore dhe politika e presionit maksimal ndaj Iranit. Duke i quajtur partnerë strategjikë Iranin dhe Kinën, ai tha se Pekini gjithmonë i sheh lidhjet Iran-Kinë nga një perspektivë afatgjatë dhe është i interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik.