Funerali i Gjeneral Suleimanit dhe Abu Mahdi al-Mohandes, nesër në Bagdad
Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Bagdad me anë të një deklarate, njoftoi: Funerali i dëshmorëve iranianë dhe irakianë do të zhvillohet në Bagdad nesër në mëngjes (e shtunë).
Sipas ambasadës së Republikës Islame të Iranit në Bagdad, funerali i dëshmorëve të sulmit terrorist amerikan, përfshi Gjeneral Suleimanin, me kërkesë të popullit irakian do të zhvillohet në qytetet e shenjta Qerbela dhe Naxhaf dhe më pas trupat e tyre do të transferohen në Teheran të shtunën në mbrëmje. Të Dielën në mëngjes, trupi i Martir Suleimanit do të vendoset për homazhe në Universitetin e Teheranit dhe Lideri Suprem i Iranit do të falë namazin para trupit të tij. Pas kësaj, trupi i dëshmorit Kasem Suleimani, sipas testamentit të tij, do të varroset në varrezat e dëshmorëve të qytetit Kerman.