Irani në prag të zgjedhjeve sfiduese përballë presioneve të SHBA-së
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i94967-irani_në_prag_të_zgjedhjeve_sfiduese_përballë_presioneve_të_shba_së
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka bërë thirrje për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet parlamentare të së premtes, duke thënë se pjesëmarrja masive do të forcojë diplomacinë e vendit për të kundërshtuar politikat e SHBA.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 20, 2020 20:47 Europe/Tirane
  • Irani në prag të zgjedhjeve sfiduese përballë presioneve të SHBA-së

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif ka bërë thirrje për një pjesëmarrje të lartë në zgjedhjet parlamentare të së premtes, duke thënë se pjesëmarrja masive do të forcojë diplomacinë e vendit për të kundërshtuar politikat e SHBA.

"Nëse duam të forcojmë dorën e ekipit tim në politikën e jashtme në mënyrë që të mund të kundërshtojmë më seriozisht sanksionet ... ne duhet t'i detyrojmë SHBA që të kthehen në tryezën e bisedimeve, jo në bisedime bilaterale, por në negociatat që SHBA i kanë braktisur dhe këto janë bisedimet me G5 + 1",u tha Zarif gazetarëve në Teheran. Zarif tha se është koha që SHBA ta kuptojë se "politika e saj e presionit maksimal ndaj Iranit " kishte dështuar. Irani do të mbajë zgjedhjet parlamentare në 21 shkurt për Parlamentin e 11-të që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979. Më shumë se 7,000 kandidatë do të garojnë në votime në mbi 54 mijë zona elektorale për 290 ulëse në Parlament, ku pesë ulëse përfaqësojnë pakicat fetare. 57 milionë e 918 mijë persona kanë të drejtë të votojnë dhe 2 milionë e 931 mijë prej tyre votojnë për herë të parë. Presidenti i Iranit Hasan Ruhani gjithashtu tha se një pjesëmarrje popullore gjithëpërfshirëse dhe entuziaste në zgjedhjet parlamentare të kësaj të premte do të zemërojë Shtetet e Bashkuara, dhe theksoi rolin e rëndësishëm të Parlamentit në vazhdimin e përpjekjeve të qeverisë për të sfiduar sanksionet e Uashingtonit. Ndërkohë, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetollah Khamenei tha se zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Iran po zhvillohen në një kohë kritike të presionit të SHBA dhe të përpjekjeve për të krijuar ndarje midis kombit iranian dhe qeverisë, dhe bëri thirrje për një pjesëmarrje të madhe në votime për të neutralizuar komplotet keqdashëse të Uashingtonit. Lideri Suprem i Revolucionit Islamik i quajti zgjedhjet një kontribues i rëndësishëm për forcën e vendit.