Publikohet rezultati i zgjedhjeve në 171 zona votimi
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95017-publikohet_rezultati_i_zgjedhjeve_në_171_zona_votimi
Zëdhënësi i shtabit organizativ të zgjedhjeve në ministrinë e brendshme të Iranit, njoftoi përfundimin e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në 171 zona votimi në të gjithë vendin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 23, 2020 09:16 Europe/Tirane
  • Publikohet rezultati i zgjedhjeve në 171 zona votimi

Zëdhënësi i shtabit organizativ të zgjedhjeve në ministrinë e brendshme të Iranit, njoftoi përfundimin e procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në 171 zona votimi në të gjithë vendin.

Sejed Ismail Mousavi, zëdhënës i shtabit organizativ të zgjedhjeve në ministrinë e brendshme të Iranit deklaroi: nga gjithsej 208 zona zgjedhore ka përfunduar dhe është nxjerrë rezultati i votimeve në 171 prej tyre dhe në raundin e dytë kanë kaluar 7 zona votimi. Zëdhënësi i shtabit organizativ të zgjedhjeve në ministrinë e brendshme deklaroi se rezultat e qyteteve të mëdha do të publikohen deri ditën e dielë dhe shtoi: Rezultati i shumicës së zonave elektorale ka përfunduar deri të shtunën në mbrëmje. Ai gjithashtu deklaroi se rezultati i raundit të parë të zgjedhjeve afatmesme të Asamblesë së Ekspertëve gjithashtu pritet të publikohet ditën e dielë dhe shtoi: Niveli i përgjithshëm i pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhje dot ë publikohet pas numërimit të votave në të gjitha zonat e votimit. Zgjedhjet parlamentare në Iran janë organizuar ditën e premte në 208 zona votimi në të gjithë vendin. Së bashku me këto zgjedhje për herë të parë janë organizuar edhe zgjedhjet afatmesme për Asamblenë e Ekspertëve të liderishipit në provincat Teheran, Kum, Fars, Kharasani i Veriut dhe Kharasani Razavi.