42.57% e qytetarëve iranianë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i95029-42.57_e_qytetarëve_iranianë_morën_pjesë_në_zgjedhjet_parlamentare
Ministri i brendshëm i Iranit ka deklaruar se niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të së premtes ka qenë 42.57%.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 23, 2020 15:26 Europe/Tirane
  • 42.57% e qytetarëve iranianë morën pjesë në zgjedhjet parlamentare

Ministri i brendshëm i Iranit ka deklaruar se niveli i pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të së premtes ka qenë 42.57%.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Abdurreza Rrahmani Fazli, ministri i brendshëm i Iranit, sot në një konferencë për shtyp, deklaroi se 24.512.404 qytetarë iranianë kanë marrë pjesë në zgjedhjet për legjislaturën e 11-të të Parlamentit Islamik të Iranit.

Abdurreza Rrahmani Fazli tha: "Nga kjo shifër 48% ishin femra dhe 52% ishin meshkuj".

Zgjedhjet parlamentare në Iran janë zhvilluar të premten më 21 shkurt në 208 zona zgjedhore.