Përvjetori I martirizimit të imam Aliut (as)
(last modified Fri, 15 May 2020 07:17:18 GMT )
May 15, 2020 09:17 Europe/Tirane
  • Përvjetori I martirizimit të imam Aliut (as)

Ceremonitë speciale për natën e 21-të të muajit të Ramazanit, natën e dytë prej netëve të Kadrit dhe për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.) do të organizohen sot në të gjithë Iranin Islamik me pjesëmarrjen e gjerë të besimtarëve në xhamitë dhe në vendet e tjera fetare.

Me këtë rast në xhamitë dhe objektet e tjera fetare do të organizohen programe përkatëse fetare me leximin e Kur'anit dhe me këndimin e lutjeve të ndryshme. Gjatë këtyre ceremonive, gjithashtu, do të këndohen elegji për përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.). Xhamia e Imam Rezait (a.s.) në Mashahd gjatë këtyre ditëve është mbushur me vizitorë nga rajone të ndryshme të Iranit dhe nga vende të ndryshme të botës dhe myslimanët kryejnë rituale fetare dhe zhvillojnë programe të ndryshme përkatëse me Ramazanin, netët e Kadrit dhe me përvjetorin e martirizimit të Imam Aliut (a.s.). Vlen të theksohet se sot më 21 Ramazan 1441 hixhri kameri që përkon me 26 majin 2020, është përvjetori i martirizimit të Imam Aliut (a.s.), imamit të parë të myslimanëve shiitë të botës. Radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit me rastin e përvjetorit të martirizimit të Imam Aliut (a.s.), shpreh ngushëllime për të gjithë myslimanët e botës dhe dashamirësit e Ehli Bejtit (a.s.).

 

Tags