Organizohet nata e tretë e Kadrit
(last modified Sun, 17 May 2020 05:25:52 GMT )
May 17, 2020 07:25 Europe/Tirane
  • Organizohet nata e tretë e Kadrit

Nata e 23-të e muajit të bekuar të ramazanit është nata e tretë e netëve të Kadrit ku populli iranian natën e kalon zgjuar duke kryer rite fetare nëpër xhami, teqe dhe qendra të tjera fetare.

Netët 19, 21 dhe 23 të muajit të bekuar të Ramazanit janë netët e Kadrit, në të cilat myslimanët qëndrojnë zgjuar gjithë natën duke lexuar Kuranin, duke u lutur tek Zoti dhe duke kryer ceremoni të tjera fetare. Nata e Kadrit është nata e cila për nga virtytet nuk krahasohet me asnjë natë tjetër të vitit dhe çdo veprim i mirë në këtë natë është më i mirë se sa mijëra muaj veprime të mira.  Populli besimtar i Iranit Islamik këtë natë e kalon duke u mbledhur nëpër xhami dhe sidomos në mauzoleun e imam Rezait (as) imami të 8-të myslimanëve shiitë të botës dhe në shumë qendra tjera fetare. Radiotelevizioni shtetëror i Iranin, i lutet Zotit që të pranojë të gjitha sakrificat, lutjet dhe faljet e myslimanëve në këtë muaj të bekuar.

Tags