Dita e Kodsit, mbizotërimi I nderit mbi poshtërimin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i97188-dita_e_kodsit_mbizotërimi_i_nderit_mbi_poshtërimin
Kanë kaluar 41 vjet që nga dita e emërimit të së premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si Dita e Kodsit nga ana e imam Khomeinit (ra).
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2020 02:23 Europe/Tirane
  • Dita e Kodsit, mbizotërimi I nderit mbi poshtërimin

Kanë kaluar 41 vjet që nga dita e emërimit të së premtes së fundit të muajit të bekuar të Ramazanit si Dita e Kodsit nga ana e imam Khomeinit (ra).

Imam Khomeini ishte një lider fetar dhe roli i mësimeve fetare ka spikatur gjithmonë tek vendimet e tij. Themeluesi i Republikës Islamike të Iranit ka marrë iniciativën për emërimin e Ditës së Kodsit në kohën kur si Palestina ashtu edhe vendet arabe nuk ishin në një gjendje të mirë përballë regjimit sionist. Vendet arabe duke pësuar disfata të njëpasnjëshme përballë regjimit sionist, hoqën dorë nga pan-arabizmi dhe u dorëzuan përballë regjimit sionist dhe përkrahësve të tij. Palestina pa pasur ndonjë mbështetje të madhe në nivel botëror, u bë dëshmitare e kompromiset dhe akordimit të vendeve arabe me regjimin sionist. Iniciativa e imam Khomeinit (ra) në emërimin e të premtes së fundit të muajit të bekuar të ramazanit si dita botërore e Kodsit, e ndryshoi gradualisht këtë situatë. Ai në  vend të krerëve arabë, u bë shkak që popujt dhe myslimanët të ruajnë aspiratat e Palestinës dhe të mos kenë frikë nga regjimi sionist dhe rrjedha imperialiste. Në bazë të kësaj pikëpamjeje u formuan lëvizje popullore të ndryshme si lëvizja e rezistencës islamike palestineze Hamas dhe Hezbullahu i Libanit. Mesazhi i formimit të lëvizjeve popullore, ishte rezistenca përballë regjimit sionist. Kjo rezistencë solli rezultate të rëndësishme si dëbimi i ushtarakëve sionistë nga jugu i Libanit, disfata e madhe e ushtrisë izraelitë përballë opinionit të botës arabe, shfaqja e figurave të reja mbarë kombëtare në rajonin e Azisë Perëndimore në emër të rezistencës dhe në kundërshtim me imperializmin, sionizmin dhe për ndryshimin e fuqisë së rajonit në interes të rezistencës. Sistemi i sigurisë sot në Azinë Perëndimore ka ndryshuar shumë me 4 dekada më parë. Këto suksese i dedikohen iniciativës së imam Khomeinit, themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, për emërimin e Ditës Botërore të Kodsit që do të thotë të mos kesh frikë nga armiku, të kesh besim tek premtimet hyjnore për fitoren e të përvuajturve përballë arrogancës që në vetvete ngre nderin dhe dinjitetin e njeriut. Dita e Kodsit është bërë shkak që çështja palestineze të mos lihet në harrese por edhe të ringjallet më shumë. Dita e Kodsit më shumë se çdo ngjarje tjetër ka treguar falsitetin e disa pretenduesve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut pasi perëndimore jo vetëm që kanë heshtur përballë krimeve të regjimit sionist kundër palestinezëve por në disa momente kanë mbështetur këto krime ashtu sic po ndodh sot kur qeveria Trump në formë të plotë hedh hapa në drejtim të plotësimit të interesave të regjimit sionist. Ishte parashikuar që diplomacia e kompromisit dhe e akordimit do të hiqte hallkat e regjimit sionist nga aspekti i siguri në territoret e pushtuara, mirëpo iniciativa të tilla si dita e Kodsit, kanë bërë hallkat e sigurisë të jenë edhe më të mëdha pasi pas këtyre dekadave koha e luftës së regjimit sionist me grupet e rezistencës është ulur në më pak se 48 orë dhe regjimi sionist detyrohet të tërhiqet i poshtëruar.