Pëshpëritjet e fundit të izraelit fals në rrugët e Tel Avivit
Intifada e popullit palestinez ka kaluar kufijtë e territoreve të pushtuara dhe është futur në një fazë domethënëse ku pëshpëritjet e fundit të izraelit fals janë përhapur në rrugët e Tel Avivit.
Gjeneral Muhamed Bagheri, kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit ditën e mërkurë në një mesazh me rastin e ditës botërore të Kodsit pasi shprehu këtë të vërtetë tha: Thellësia e strategjisë së dialogut “ Rezistenca me drejtim nga Palestina” duke depërtuar në gjeografinë e Kodsit dhe në rrethinat e tij, ka tronditur dhe lëkundur tej mase pushtuesit. Kombi palestinez për më shumë se 70 vjet është dëbuar nga shtëpia dhe toka e tij dhe për çdo ditë hartohen komplote të reja nga ana e Amerikës kundër myslimanëve dhe popullit palestinez. Imam Khomeini (ra) themeluesi i Republikës Islamike të Iranit në muajin e parë të Ramazanit pas fitores së revolucionit islamik, pasi theksoi se karakteristikë e revolucionit është mospranimi i shtypjes dhe nënshtrimit, të premten e fundit të muajit të bekuar të Ramazanit e ka quajtur Dita e Kodsit me qëllim që kjo ditë të kthehen në shembull të bashkimit të myslimanëve dhe liridashësve të tjerë të botës në mbështetje të Palestinës. Kjo veprimtari tregon për qëndresën përballë shtypësve dhe mbështetjen e nevojtarëve që është një prej shtyllave kryesore të Republikës Islamike të Iranit dhe kombi iranian. Khaled Kadumi, përfaqësuesi i Hamasit në Teheran në takimin që pati me Amir Abdulahian, asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare, përshëndeti iniciativën e parlamentit iranian për miratimin e ligjit të përballjes me regjimin sionist dhe tha: Në kohën kur disa qeveri mundohen të normalizojnë marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist, Irani është i pari vend që ka miratuar ligjin e përballjes me veprimet armiqësore të regjimit sionist që kërcënojnë paqen dhe sigurinë. Kadumi ndër të tjera tha; edhe disa vende të tjera islamike dhe mike të popullit palestinez kanë ndërmarrë një iniciativë të tillë si Republika Islamike e Iranit. Asistenti i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit për çështjet ndërkombëtare ka thënë se Teherani vazhdon mbështetjen e tij për Kodsin dhe Palestinën dhe përballjen me kërcënimet e regjimit fals sionist. Husein Amir Abdulahian, në takimin që pati me Kaled Kadumi përfaqësuesi i Hamasit në Teheran, pasi vuri në dukje miratimin e ligjit nga parlamenti iranian për tu përballur me veprimet armiqësore të regjimit sionist kundër paqes dhe sigurisë tha; Për herë të parë kësaj jave është miratuar ligji me 16 pika tu përballur me veprimet armiqësore të regjimit sionist dhe për të garantuar paqen dhe sigurinë e rajonit, atë të botës dhe për të garantuar maksimalisht sigurinë kombëtare të Republikës Islamike të Iranit. Plane të tilla si Akordi i Shekullit që kanë si objektiv aneksimin e rajoneve palestineze dhe shkeljen e të drejtave të popullit palestinez në vetvete mbajnë një të fshehtë që është përpjekja për të parandaluar shkatërrimin e plotë të regjimit sionist. Kjo vihet re edhe në mesazhin e kreut të shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit me rastin e ditës së Kodsit. Ai në këtë mesazh tha: Intifada e popullit palestinez ka kaluar kufijtë e territoreve të pushtuara dhe është futur në një fazë domethënëse ku pëshpëritjet e fundit të Izraelit fals janë përhapur në rrugët e Tel Avivit.