Zarif: Ka ardhur koha që bota të bashkohet kundër racizmit
(last modified Sun, 31 May 2020 07:58:58 GMT )
May 31, 2020 09:58 Europe/Tirane
  • Zarif: Ka ardhur koha që bota të bashkohet kundër racizmit

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh në Twitter pasi dënoi vrasjen e tmerrshme të zezakut amerikan nga policia në qytetin Mineapolis të Amerikë shkroi se ka ardhur koha që bota të bashkohet kundër racizmit.

Muhamed Xhavad Zarif në mesazhin e tij rikujtoi se jetës së zezakëve në Amerikë nuk u jepet rëndësi dhe shtoi se përballja e botës me racizmin ka kohë që është lënë pas dore. Zarif në vazhdim shkroi se tani ka ardhur koha që bota të bashkohet dhe të luftojnë kundër racizmit. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në këtë mesazh ka publikuar një deklaratë të Mike Pompeo në trazirat e qershorit 2018. Zarif këtë video e ka ndryshuar pak dhe i është drejtuar popullit amerikan. Pas vrasjes së tmerrshme të zezakut në Amerikë, për shkak të dhunës së ushtruar nga policia amerikane, qytete të ndryshme të Amerikës janë përfshirë nga protestat kundër sjelljes së policisë ndaj zezakëve. Banorët e Mineapolis kanë protestuar kundër dhunës së policisë ndaj zezakëve ndërkohë që trazirat janë përhapur në të gjitha qytetet e Amerikës.

Tags