Ngushëllime në përvjetorin e martirizimit të Imam Muhamed Bagher (as)
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99088-ngushëllime_në_përvjetorin_e_martirizimit_të_imam_muhamed_bagher_(as)
Nesër (e Martë) 7 Dhilhaxhe e vitit 1441 HK që përkon me 28 korrik 2020, është përvjetori i martirizimit të Imam Muhamed Bagher (as), ylli i pestë i qiellit të ndritur të Imamatit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 27, 2020 22:26 Europe/Tirane
  • Ngushëllime në përvjetorin e martirizimit të Imam Muhamed Bagher (as)

Nesër (e Martë) 7 Dhilhaxhe e vitit 1441 HK që përkon me 28 korrik 2020, është përvjetori i martirizimit të Imam Muhamed Bagher (as), ylli i pestë i qiellit të ndritur të Imamatit.

Irani islamik është përfshirë nga zija dhe matemi për shkak të përvjetorit të martirizimit të Imam Muhamed Bagherit (as), Imamit të pestë të myslimanëve shi'itë të botës. Imam Muhamed Bagher (as) është martirizuar më 7 Dhilhaxhe të vitit 114 sipas kalendarit hënor. Ai u vra me urdhër të Hashem bin Abdul’malek një prej kalifëve Emevi të asaj kohe në Medina. Imam Muhamed Bagheri(as), pas martirizimit të babait të tij të ndritur Imam Zejnnul’abedin (as), mori përsipër përgjegjësinë e imamatit për 19 vjet e 10 muaj. Ky Imam i ndritur njihej me emrin Bagher-ul Olum ( Zbërthyesi i shkencave). Me rastin e martirizimit të Imam Bagherit (as) në të gjithë Iranin islamik organizohet ceremoni zije kryesisht nëpër xhami, teqe dhe qendra të tjera fetare. Radiotelevizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit, me rastin e martirizimit të Imam Bagherit (as) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë myslimanët dhe liridashësit e botës.