Wiliam Barr i quan protestuesit “vandalë”
Sekretari amerikan i drejtësisë, duke ndjekur presidentin Amerikan, i ka quajtur protestuesit anti-racizëm si vandalë që krijojnë trazira.
William Barr në komitetin gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve, protestat e organizuara në qytetin Portland të shtetit Oregon i ka quajtur vandalizma dhe ka thënë se kërcënimi i organizimit të protestave në këtë vend për jetën e shtetasve afro-amerikanë është më i madh sesa cdo lloj kërcënimi që vjen nga sjellja e policisë. Jerry Nadler, kryetare e komitit gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve ka thënë: William Barr më shumë se çdo sekretar tjetër i drejtësisë në Amerika po përdor pushtetin e tij për qëllime politike. Ndërkohë mediat amerikane kanë raportuar se me gjithë kërkesën e Kongresit, Departamenti i sigurisë së brendshme në Amerikë nuk ka raportuar mbi shtypjen e protestuesve. Një ditë më parë Donald Trump president I Amerikës ka kërcënuar protestuesit anti-racizëm me burgosjen e tyre. Presidenti amerikan në një mesazh në Twitter deklaroi; Protestuesit dhe anarkistët që shkatërrojnë pronën publike, gjykatën federale dhe godinat shtetërore do të ndiqen penalisht. Këta njerëz do të dënohen deri në 10 vjet heqje lirie. Më herët presidenti amerikan ka marrë vendim për dërgimin e oficerëve federalë në qytetin Portland dhe aktualisht këto forca janë në gjendje gatishmërie.