Dita e dytë e manovrës ushtarake "Profeti më i Madh s.a.v.s."
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i99123-dita_e_dytë_e_manovrës_ushtarake_profeti_më_i_madh_s.a.v.s.
Dita e dytë e fazës finale të manovrës së madhe ushtarake të përbashkët "Profeti më i Madh s.a.v.s. 14" zhvillohet sot me pjesëmarrjen e përbashkët të forcave detare dhe forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në zonën publike të provincës Hormozgan, në perëndim të Ngushticës së Hormuzit të Gjirit Persik deri në thellësinë e territorit të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 29, 2020 11:48 Europe/Tirane
  • Dita e dytë e manovrës ushtarake

Dita e dytë e fazës finale të manovrës së madhe ushtarake të përbashkët "Profeti më i Madh s.a.v.s. 14" zhvillohet sot me pjesëmarrjen e përbashkët të forcave detare dhe forcave ajrore-hapësinore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit në zonën publike të provincës Hormozgan, në perëndim të Ngushticës së Hormuzit të Gjirit Persik deri në thellësinë e territorit të Iranit.

Agjencia e lajmeve IIRB njoftoi se dita e dytë e fazës finale të manovrës së madhe ushtarake të përbashkët "Profeti më i Madh s.a.v.s. 14" është zhvilluar me përdorimin e taktikave dhe pajisjeve moderne, pjesë e kapaciteteve të gjera të këtyre forcave përball kërcënimeve të improvizuara të armikut.

Sukseset e rëndësishme të forcave ajrore-hapësinore të Gardës Revolucionare të Iranit në këtë fazë të manovrës ushtarake "Profeti më i Madh s.a.v.s. 14" ishte hedhja me sukses e raketave balistike nga thellësi e tokës dhe në mënyrë plotësisht të fshehur dhe ky sukses i rëndësishëm krijon sfida të mëdha për organizatat inteligjente të armikut në përballjen e mundshme.

Operacionet e sulmeve raketore dhe me dronë kundër pozicioneve të armikut, operacionet e vendosjes minave dhe ndërprerja e linjave ndërlidhëse të lundrueseve të armikut të improvizuar, kryerja e operacioneve luftarake raketore nga ana e helikopterëve dhe hedhja e raketave tok-deti; janë realizuar në ditën e dytë të kësaj manovre ushtarake.