Gusht 08, 2020 10:56 Europe/Tirane
  • Urime për festën e Ghadir Khomit

Në natën e festës së madhe të Ghadir Khom-it , Irani është përfshirë nga entuziazmi dhe atmosfera festive.

Dita e sotme (e shtunë) 18 Dhilhaxhe e vitit 1441 H.K, që përkon me 8 gushtin e vitit 2020, është festa e Ghadir Khom-it që është një nga festat më të mëdha të myslimanëve. Ghadir Khom është një rajon mes Mekës dhe Medines ku Profeti i Nderuar i Islamit hz. Muhamed (savs), pasi kreu haxhin e lamtumirës, e shpalli Imam Aliun si pasardhës të tij dhe prijës të besimtarëve. Profeti i Nderuar (savs) dha urdhër që të gjitha haxhinjtë të ndalen në Ghadir Khom dhe e shpalli Aliun trashëgimtar, pasardhës, vëlla dhe prijës të besimtarëve nga ana e Zotit. Në fjalimin e tij, hz. Muhamed (savs) deklaroi: " Për të gjithë ata që kam qenë prijës, pas meje Aliu do të jetë prijësi i tyre." Në natën e festës së Ghadir Khom-it, populli besimtar iranian tubohet nëpër qendrat fetare dhe kulturore ku organizohen ceremoni festive.

Tags