6 nga gënjeshtrat dhe akuzat më të mëdha për shiitët në botën sunite
(last modified Sat, 05 Oct 2024 18:52:12 GMT )
Tetor 05, 2024 20:52 Europe/Tirane
  • 6 nga gënjeshtrat dhe akuzat më të mëdha për shiitët në botën sunite
    6 nga gënjeshtrat dhe akuzat më të mëdha për shiitët në botën sunite

ParsToday - Disa ekstremistë i akuzojnë shiitët për herezi në Islam. Ndërsa shkolla shiite beson në parimet themelore të Islamit si besimi në një Zot, profetësia e Hazretit Muhamed s.a.v.s. dhe besimi në botën tjetër.

Gjatë historisë, disa dallime fetare midis shiitëve dhe sunitëve kanë çuar në përhapjen e interpretimeve të rreme dhe thashethemeve të rreme rreth besimeve shiite në mesin e sunitëve. Këto keqkuptime dhe gënjeshtra në histori janë ngritur kryesisht nga grupe ekstremiste dhe nuk pasqyrojnë qëndrimin e përgjithshëm të sunitëve. Në dy shekujt e tanishëm dhe veçanërisht në epokën e fuqizimit të mediave, kolonializmi u bë një faktor kyç në këtë proces dhe ishte në gjendje të ushqente ndjenjën e urrejtjes ndaj shiitëve në shoqëritë sunite duke pompuar shumë thashetheme. Kjo politikë u shtua sidomos me shfaqjen e rrymave tekfiriste. Në vazhdim të këtij shkrimi nga ParsToday, trajtohen gjashtë nga gënjeshtrat dhe akuzat më të mëdha të ngritura ndaj shiitëve:

  1. Shtrembërimi i Kur'anit: Një nga akuzat më të rënda ndaj shiitëve është besimi në shtrembërimin e Kuranit. Ky pretendim është krejtësisht i rremë; ashtu si sunitët, edhe myslimanët shiitë e konsiderojnë Kur'anin ekzistues si fjalë të Zotit pa asnjë ndryshim dhe i përmbahen atij. Ideja e shtrembërimit të Kur'anit nuk ka vend në mesin e parimeve të shkollës shiite dhe librat autentikë shiitë gjithashtu e theksojnë këtë çështje. Në Iran, ekziston saktësisht i njëjti Kur'an në duart e të gjithë njerëzve dhe në xhamitë, do të thotë po ai Kur'an që është në duart e njerëzve të Arabisë Saudite, Egjiptit, Indonezisë dhe Algjerisë. Madje shumë tekste kuranorë janë të importuar nga vendet sunite. As një fjalë nuk është e ndryshme, as edhe një shkronjë!
  2. Ekzagjerimi në lidhje me imamët: Një akuzë tjetër që i atribuohet shiitëve është se ata ekzagjerojnë çështjet në lidhje me Ehli Bejtin e Profetit, veçanërisht Imam Aliun (a.s.) dhe imamë të tjerë nga pasardhësit e Profetit Muhamed s.a.v.s., dhe i konsiderojnë ata në nivel të njerëzve hyjnorë. Ky keqperceptim është shkaktuar nga moskuptimi i drejtë domethënies së vërtetë të termit "Vilajet" dhe pozitës së imamëve në parimet e shkollës shiite. Pra, kjo se imamët janë udhërrëfyes dhe interpretues të shpalljes që solli Profeti Muhamed s.a.v.s.. Myslimantë shiitë në bazë të ajetit 33 të sures Ahzab në Kur'anin e shenjtë, e konsiderojnë Ehli Bejtin e Profetit si njerëz të pastër dhe të mbrojtur nga mëkatet, d.m.th., ajeti kur'anor i cili thotë: “O Ehli Bejt, me të vërtetë Zoti dëshiron t’jua largojë papastërtinë dhe t’ju ​​mbajë të pastër”, por nuk i adhurojnë ata si Zot apo qenie hyjnore. Kjo gënjeshtër absolutisht nuk ekziston në bindjet e shkollës shiite. Imamët të gjitha hadithet i transmetojnë nga Profeti i nderuar i Islamit.
  3. Herezi dhe risi në Islam: disa ekstremistë akuzojnë myslimanët shiitë për herezi dhe risi në Islam. Ndërsa shkolla shiite beson në parimet themelore të Islamit si besimi në një Zot, profetësia e Hazretit Muhamed dhe ringjallja në botën tjetër, dhe nuk pajtohet me sunitët vetëm në disa çështje juridike dhe dispozita ligjore. Këto mosmarrëveshje dhe dallime juridike shkaktohen nga ixhtihadi i dijetarëve shiitë dhe nuk nënkuptojnë shtimin e risive në fe.
  4. Kërkimi i ndërmjetësimi nga të tjerët pranë Zotit: në shkollën shiite, termi "tavasul" (shkurtimisht kërkim i ndërmjetësimit) do të thotë kërkim i ndërmjetësimit nga Profeti Muhamed s.a.v.s., apo nga imamët e pastër (a.s.) dhe nga të dashurit e Zotit për t'u afruar pranë Fronit Hyjnor. Shiitët besojnë se të kërkosh ndërmjetësim nga Ehli Bejti (a.s.) nuk do të thotë t'i adhurosh ata, por të kërkosh ndërmjetësim dhe lutje nga ata që janë afër Zotit. Ky veprim i ka rrënjët në Kur'anin e shenjtë, ku Zoti thotë: “O ju që besuat, kini frikë Allahun dhe kërkoni dhe kërkoni ndërmjetësim (mjet) për t'iu afruar Atij". Gjithashtu, në Kur'anin e shenjtë përmendet ngjarja e bijve të profetit Jakub a.s. të ciltë kërkuan ndërmjetësim nga babai i tyre, në mënyrë që ai të kërkojë falje nga Zoti për t'ua falur mëkatet atyre: "Thuaj, o babai im. Na fal mëkatet tona, ne me të vërtetë jemi mëkatarë.” (Sure Jusuf, ajeti 97). Këta shembuj tregojnë se kërkimi i ndërmjetësimit ka një vend të ligjshëm jo vetëm në traditën shiite, por edhe në tekstet e shenjta dhe historinë e profetëve, dhe është një mjet për t'iu afruar Zotit.
  5. Armiqësia dhe fyerja ndaj shokëve të Profetit Muhamed s.a.v.s.: një nga akuzat më të shpeshta ndaj shiitëve është se ata i konsiderojnë shokët e Profetit Muhamed s.a.v.s. si armiq dhe nuk i respektojnë ata. Edhe kjo gënjeshtër është një akuzë e qëllimshme. Në fakt, shkolla shiite beson se dy kategori të përgjithshme u gjetën në mesin e sahabëve pas Profetit Muamed s.a.v.s.. Një grup prej tyre ishin ata që qëndruan plotësisht besnikë dhe grupi tjetër i tyre ishin ata që vendosën vetë për disa çështje. Shiitët kritikojnë disa sjellje dhe veprime të kategorisë së dytë të shokëve të Profetit Muhamed s.a.v.s., por pasi dijetarët shiitë nga ata të periudhave të kaluara e tek ata të periudhës bashkëkohre, si Imam Khomejni dhe Ajetullah Khamenei, kanë thënë se çdo fyerje ndaj kategorisë së dytë është e ndaluar. Natyrisht, nuk duhet mohuar se ndonjëherë një lëvizje devijante ose e pavetëdijshme flet në emër të shkollës shiite dhe fyen në një takim të caktuar ndërsa më pas armiqtë e unitetit mes myslimanëve shiitë dhe sunitë ia atribuojnë ato fyerje të gjithë shiitëve duke shpërndarë nëpërmjet propagandës së mediave. Nga këndvështrimi i të gjithë autoriteteve të shkollës shiite dhe dijetarëve shiitë, nuk lejohet ofendimi i sahabëve.
  6. Fyerja ndaj grave të Profetit Muhamed s.a.v.s.: një tjetër akuzë e rreme dhe e zakonshme është se myslimanët shiitë nuk i respektojnë gratë e Profetit Muhmaed s.a.v.s. dhe shpifin ndaj atre. Ndërsa shiitët respektojnë pozitën e grave të Profetit Muhamed s.a.v.s. dhe kurrë nuk përfshijnë shpifje të tilla në besimet e tyre. Dallimi në interpretimin e disa ngjarjeve historike nuk do të thotë kurrë mosrespektim të karakterit dhe pozitës së grave të Profetit Muhamed s.a.v.s. në mësimet e shkollës shiite. Nga këndvështrimi i të gjithë shiitëve dhe bazuar në Kur'anin e shenjtë, gratë e Profetit janë "Umm al-Mominin".

Së fundi, këto akuza dhe thashetheme janë ngritur kryesisht nga grupe ekstremiste dhe mediatike që krijojnë komplote, dhe shumë sunitë nuk besojnë në besime të tilla.

 

Tags