Cila është pozita e bukurisë dhe stolisjes në Islam?
(last modified Mon, 02 Jun 2025 10:02:24 GMT )
Qershor 02, 2025 12:02 Europe/Tirane
  • Cila është pozita e bukurisë dhe stolisjes në Islam?
    Cila është pozita e bukurisë dhe stolisjes në Islam?

Pars Today - Duke qenë se feja e shenjtë e Islamit është në përputhje me bukurinë dhe zbukurimin, ajo i udhëzon ndjekësit e saj që gjithmonë të largojnë shëmtinë dhe ndyrësinë nga vetja dhe nga mjedisi i tyre i jetesës dhe të duken me pamje të rregullt e të bukur kur takohen me të tjerët.

Në këtë artikull nga Pars Today, do të hedhim dritë mbi rëndësinë e bukurisë dhe zbukurimit e stolisjes pare nga perspektiva e Islamit.

 

Përkufizimi i zbukurimit

"Zbukurim" do të thotë të jesh i stolisur. Gjuhësisht, akti i zbukurimit fjalë për fjalë do të thotë të zbukurosh e të stolisësh dikë a diçka. Por këtij termi i janë atribuar edhe kuptime të tjera, të tilla si të qenit i rregullt, të qenit në harmoni dhe të qenit gati e i përgatitur.

 

 

Zbukurimi në Kur'an

Sipas Kur'anit të Shenjtë, aftësia për të perceptuar bukurinë është një nga dhuntitë e Zotit të skalitura në shpirtin e njeriut, dhe ekzistenca e krijesave të bukura në botë është një përgjigje ndaj kësaj dëshire të lindur dhe një bekim i çmuar nga Krijuesi i Urtë. Zoti i Plotfuqishëm thotë në Kur'anin e Shenjtë:

“Vërtet, Ne e kemi zbukuruar qiellin më të afërt (të Dunjasë) me stolinë e yjeve” (Surja Es-Saffat: ajeti 6)

Sipas këtij ajeti, Zoti i ka bërë yjet stolitë e qiellit dhe i quan ato begati.

 

Rëndësia e zbukurimit nga këndvështrimi i të Pafajshmëve (a.s.)

Të parët tanë gjithashtu kanë përmendur rëndësinë e zbukurimit dhe stolisjes, dhe ata e kanë përdorur atë mëshumë se kushdo tjetër dhe na kanë njoftuar për rëndësinë që ka tek Zoti stolisja. Duke shpjeguar rëndësinë e kësaj tradite të mirë morale, Profeti i Shenjtë (paqja qoftë mbi të!) thotë: “Allahu është i Mirë dhe e do të mirin, është i Pastër dhe e do pastërtinë.”

Prijësi i Besimtarëve, Aliu (a.s.), i cili vetë jetoi një jetë me asketizëm dhe thjeshtësi ekstreme, kurrë nuk e konsideroi të lejuar neglizhencën në zbukurim. Nga ai hazret është përcjellë një transmetim që tregon se miqësia, afërsia dhe lidhjet familjare nuk duhet të shkaktojnë neglizhencë në këtë çështje.

Ai zotëri ka thënë: “Le të zbukurohet çdonjëri prej jush për vëllanë e tij mysliman ashtu siç zbukurohet për të huajin nga i cili do që ta shohë në formën më të mirë.”

Pra, secili prej jush duhet të zbukurohet për vëllain e tij musliman në të njëjtën mënyrë siç do të zbukurohej për një të huaj, prej të cilit dëshiron që ta shohë në formën e vet më të mirë.

 

 

Llojet e zbukurimit

Ekzistojnë dy lloje zbukurimesh:

A- Zbukurim i brendshëm (shpirtëror)

B- Zbukurim i jashtëm

 

Zbukurimi i shpirtit mund të ndahet në tri pjesë:

1. Bukuria e mendimit, që përfshin dijen, mençurinë dhe mirësjelljen

2. Bukuria e të folurit

3. Bukuria e sjelljes

 

Zbukurimi i jashtëm

Përveç ndikimit të rëndësishëm që ka në shëndetin personal dhe shoqëror të një personi, zbukurimi dhe stolia e jashtme janë ndër dëshirat natyrore të një personi dhe janë të ndërthurura me natyrën e tij njerëzore. Profeti i Shenjtë (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Pastërtia është prej besimit”.

Pra, pastërtia rrjedh nga besimi dhe është pjesë e tij.