Çfarë lloj të foluri e rekomandon Islami? Disa çështje rreth kësaj
(last modified Mon, 30 Jun 2025 17:42:09 GMT )
Qershor 30, 2025 19:42 Europe/Tirane
  • Etiketa e të folurit në Islam
    Etiketa e të folurit në Islam

ParsToday - Pa dyshim, një nga begatia e mëdha që Zoti i ka dhuruar njerëzimit është dhurata e shprehjes dhe e të folurit, nëpërmjet së cilës një person mund t'u përcjellë koncepte të tjerëve dhe të shprehë ndjenjat, emocionet dhe dëshirat e veta.

Në këtë artikull nga ParsToday, do të diskutojmë rëndësinë e etiketës së të folurit në Islam.

Një nga bekimet që Zoti ka përmendur në Kur'anin e shenjtë është begatia e gjuhës dhe aftësia e njeriut për të folur:

«أَلَمْ نَجْعَلْ لَهُ عَینَینِ وَلِسَانًا وَشَفَتَیْنِ»

"Ne, a nuk i krijuam atij dy sy, një gjuhë dhe dy buzë?" Edhe pse kjo begati është e vogël në madhësi krahasuar me pjesët e tjera të trupit, mirëpo është shumë e dobishme dhe e rëndësishme.

Të folurit përbëhet nga dy pjesë:

1- Pjesa formale dhe e jashtme e të folurit: përfshin mënyrën e shprehjes, përdorimin e gjuhës, tonin e zërit dhe aspekte të tjera të jashtme të të folurit.

2- Pjesa përmbajtjesore së të folurit: përfshin kuptimin dhe konceptin e të folurit (do të thotë ligjëratës), si dhe informacionin dhe idetë që përcillen.

Ajete nga Kur'ani i shenjtë rreth rëndësisë së të folurit

1. Keni kujdes në të folur, sepse të gjitha fjalët e juaj do të shkruhen:

«وَإِنَّ عَلَیْکُمْ لَحَافِظِینَ  کِرَامًا کَاتِبِینَ»

“Dhe me të vërtetë, mbi ty janë roje të ndershme, shkrues.”

2. Njerëzit e pastër udhëzohen gjithashtu drejt pastërtisë në të folur:

«وَهُدُوا إِلَى الطَّیِّبِ مِنَ الْقَوْلِ...»

3. Të përshëndesësh është mënyra më e mirë për të filluar një bisedë me besimtarët:

«وَإِذَا جَاءَکَ الَّذِینَ یُؤْمِنُونَ بِآیَاتِنَا فَقُلْ سَلَامٌ عَلَیْکُمْ...»

"Dhe kur ata që besojnë në ajetet tona thonë: Paqja qoftë mbi ju..."

4. Ata që arrijnë në shpëtim janë ata, fjala e të cilëve është e pëlqyeshme për Zotin:

«یَوْمَئِذٍ لَا تَنْفَعُ الشَّفَاعَةُ إِلَّا مَنْ أَذِنَ لَهُ الرَّحْمَٰنُ وَرَضِیَ لَهُ قَوْلًا»

"Në atë ditë, ndërmjetësimi nuk ka dobi përveç atyre që kanë lejen e Zotit, Mëshirëplotit, dhe ai është i kënaqur me fjalët e tij."

5.  Në të folurit duke këshilluar të tjerët, të folurit me zë të ulët dhe të qetë ka më shumë gjasa të ketë efekt:

«فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَیِّنًا لَعَلَّهُ یَتَذَکَّرُ أَوْ یَخْشَىٰ»

"Dhe flisni me të në mënyrë të qetë ndoshta do të vetëdijesohet ose të frikësohet"

6.  Fol me respekt me prindërit e tu:

«... وَقُلْ لَهُمَا قَوْلًا کَرِیمًا»

7.  Flisni me mirësi me njerëzit:

«... وَقُولُوا لِلنَّاسِ حُسْنًا ...»

“... dhe flini njerëzve me mirësi…”

Etiketa e të folurit në jetën e Ehli Bejtit (a.s.)

Profeti i nderuar i Islamit, Hazreti Muhamed s.a.v.s. ka thënë: “Kushdo që beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, le të flasë mirë ose le të heshtë.”

Imam Aliu (a.s.) thotë: “Kini kujdes që të mos flisni fjalë nënçmuese, sepse ato i mbledhin rreth jush njerëzit me karakter të ulët dhe i largojnë njerëzit fisnikë prej jush.”

Imam Xhafer Sadik (a.s.) thotë: “Të flasësh për të vërtetën është më mirë sesa të heshtësh për të pavërtetën.”

Mënyrat më të rëndësishme e të folurit në Islam

Fjala e sinqertë, besimi i mirë, butësia dhe sjellja e butë, të folurit shkurt dhe shmangia e teprimit në të folur, dëgjimi me vëmendje, përshtatshmëria e të folurit me brengat e audiencës, përdorimi i fjalëve të mira, përulësia dhe modesti, respekti për të pranishmit dhe dërgimi i përshëndetjeve.