-
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: Ulja e tensionit në Ngushticën e Hormuzit është urgjente dhe e nevojshme
May 11, 2026 21:47ParsToday - Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara vlerësoi se ulja e tensionit në Ngushticën e Hormuzit dhe garantimi i sigurisë së transportit detar në këtë rrugë ujore është e vetmja mënyrë për të rikthyer çmimet e energjisë dhe plehrave kimike në nivelet para luftës kundër Iranit.
-
Gharibabadi: Siguria e Ngushticës së Hormuzit garnatohet vetëm nga Irani
May 11, 2026 20:25ParsToday - Sekretar i Çështjeve Ligjore dhe Ndërkombëtare i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit reagoi ndaj dërgimit të anijeve ushtarake franceze dhe britanike në rajon dhe theksoi: "Siguria e Ngushticës së Hormuzit garantohet vetëm nga Irani".
-
Lufta e Ramazanit dhe përçarjet e heshtura në rajon/Ku po shkon e ardhmja e koalicioneve të Gjirit Persik?
May 10, 2026 21:28ParsToday - Shfaqja e shenjave të shembjes së një aleance dyzetvjeçare është ndoshta një përshkrim më i afërt i trendit që po dëshmojmë në ditët e ndërprerjes së armiqësive në rajon. Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik po i shikon në heshtje, por dukshëm konceptet nga një këndvështrim i ri, dhe duket se rajoni, më shumë se kurrë më parë, po formëson themelet e një ideje të ndryshme nga e kaluara.
-
Gjenerali Shekarchi: Çdo shtet që ndërmerr veprime kundër Iranit, do t’i përgjigjemi me vendosmëri
May 10, 2026 18:59ParsToday - Zëdhënësi i lartë i Forcave të Armatosura të Iranit tha: "Çdo shtet që ndërmerr veprime kundër Iranit, do të përballet me një përgjigje vendimtare nga forcat tona të armatosura”.
-
Irani paralajmëron për pasoja katastrofike nga lëvizjet e SHBA-së në Ngushticën e Hormuzit
May 09, 2026 17:27ParsToday - Në një letër drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm dhe Presidentit të Këshillit të Sigurimit, ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara e quajti veprimin ushtarak të SHBA-së kundër dy cisternave iraniane një shkelje të qartë të armëpushimit dhe paralajmëroi: “Pasojat e vazhdimit të veprimeve të tilla mund të jenë katastrofike dhe të shtrihen përtej rajonit”.
-
Blinken: Trump po kërkon një rrugëdalje nga lufta me Iranin
May 09, 2026 13:07ParsToday - Ish-Sekretari i Shtetit i SHBA-së tha: “Pasojat e një lufte kundër Iranit janë "reale" dhe Donald Trump po kërkon një rrugëdalje nga lufta”.
-
Përgjigje e fuqishme e Marinës së Ushtrisë së Iranit ndaj destrojerëve amerikanë
May 08, 2026 20:06Teheran, 18 maj 2026, ParsToday – Marina e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ndërmori një kundërpërgjigje ndaj shkeljes së destrojerëve amerikanë kundër dy anijeve cisternë iraniane.
-
Iravani: Zgjidhja për Ngushticën e Hormuzit është përfundimi i luftës dhe heqja e bllokadës detare
May 08, 2026 20:06Teheran, 18 maj 2026, ParsToday – Ambasadori dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në reagim ndaj projekt-rezolutës anti-iraniane të SHBA-së dhe disa vendeve arabe për Ngushticën e Hormuzit, deklaroi se zgjidhja e vetme e qëndrueshme për këtë çështje është përfundimi i përhershëm i luftës, heqja e bllokadës detare dhe rikthimi i lëvizjes normale detare.
-
Ndalohet cisterna e naftës “Ocean Koi” nga Marina e Ushtrisë së Iranit
May 08, 2026 20:06Teheran, 8 maj 2026, ParsToday – Komando detare e Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, gjatë një operacioni special, ka ndaluar cisternën e naftës “Ocean Koi (OCEAN KOI)”, e cila po përpiqej të krijonte pengesa në eksportin e naftës dhe të dëmtonte interesat e popullit iranian.
-
Detajet e përleshjeve të sotme, sipas zëdhënësit të Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija”
May 07, 2026 23:37Zëdhënësi i Bazës Qendrore “Khatamul-Anbija” njoftoi: “Forcat e armatosura të Republikës Islamike të Iranit sulmuan menjëherë dhe në shenjë hakmarrjeje anijet ushtarake amerikane në lindje të Ngushticës së Hormuzit dhe në jug të Portit Chabahar, duke u shkaktuar atyre dëme të konsiderueshme”.