-
Grupi i të drejtave të njeriut kritikon përdhunimin e të burgosurit palestinez dhe bën thirrje për hetim nga OKB-ja
Gusht 08, 2024 16:37Një grup i të drejtave të njeriut ka dënuar përdhunimin e një të burgosuri palestinez nga ushtarët izraelitë në burgun e një regjimi, duke u bërë thirrje Kombeve të Bashkuara të nisin një hetim të plotë për rastin e tmerrshëm dhe torturën sistematike të Izraelit kundër të burgosurve palestinezë.
-
Houthi: Pas atentateve beteja kundër regjimit sionist është në kulmin e saj
Gusht 08, 2024 16:35Udhëheqësi i Ansarullahut të Jemenit thotë se beteja kundër Izraelit tani është në kulmin e saj pas vrasjeve të shefit të Hamasit Ismail Haniyeh dhe komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukr nga ana e regjimit. “Krimi i regjimit sionist për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh dhe komandantit të Hezbollahut, Fuad Shukr, ka ndikuar shumë në gjendjen e çështjeve të rajonit”, tha Abdul-Malik al-Houthi të enjten pasdite.
-
19 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite në Khan Yunis të Gazës
Gusht 08, 2024 07:41Avionët luftarakë izraelitë kanë kryer sulme ajrore në provincën Khan Yunis, në jug të Rripit të Gazës, duke vrarë të paktën 19 palestinezë, disa prej të cilëve u dogjën të gjallë.
-
OBI: Vrasja e liderit të Hamasit, krim i urryer, shkelje e sovranitetit të Iranit
Gusht 08, 2024 07:39Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OBI/OIC) ka dënuar me forcë vrasjen e fundit nga ana e regjimit izraelit të liderit të lartë të Hamasit, Ismail Haniyeh, në kryeqytetin iranian Teheran, duke nënvizuar aspektet kriminale të mizorisë.
-
Përfaqësia e Iranit në OKB: Prioriteti ynë është parandalimi i përsëritjes së agresionit izraelit dhe armëpushimi në Gaza në të njëjtën kohë
Gusht 08, 2024 05:55Misioni i Përhershëm përfaqësues i Republikës Islamike të Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara njoftoi se Irani ka dy prioritete njëkohësisht: vendosjen e armëpushimit në Gaza dhe tërheqjen e pushtuesve nga kjo tokë, si dhe ndjekjen e çështjes së ndëshkimit të Izraelit për vrasjen e liderit palestinez Ismail Haniyeh dhe të parandalimit të përsëritjes së agresioneve të këtij regjimi dhe bërjen e tyre pishman që i hynë një rruge të tillë.
-
Jahja Sinwar: Nuk do ta njohim kurrë "Izraelin"/Nuk do t'i ndërpresim kurrë lidhjet me Iranin
Gusht 08, 2024 05:52Jahja Sinwar, udhëheqësi i ri i Hamasit, në përgjigje të presionit në rritje të Uashingtonit dhe Tel Avivit kundër Rezistencës, tha: "Askush nuk ka aftësinë të na çarmatosë neve dhe ne kurrë nuk do t'i ndërpresim marrëdhëniet tona me Iranin".
-
Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe dënuan deklaratat e Ministrit të Financave të regjimit sionist
Gusht 08, 2024 05:51Zyrtari i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian dënoi ashpër deklaratat e ministrit izraelit të Financave për shkaktimin e qëllimshëm të urisë ndaj popullit të Gazës.
-
Papa bën thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Rripin e Gazës
Gusht 08, 2024 05:49Në fjalimin e tij të parë publik në korrik, Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike, bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në rajon, duke iu referuar situatës së rëndë humanitare në Rripin e Gazës.
-
Organizata e Kombeve të Bashkuara: Trajtimi çnjerëzor i fëmijëve palestinezë është krim lufte
Gusht 08, 2024 05:41Raportuesja e Posaçme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Palestinë tha në një deklaratë se "trajtimi çnjerëzor i regjimit sionist ndaj fëmijëve palestinezë konsiderohet një krim lufte".
-
Sanders: Populli amerikan nuk e përkrah luftën brutale të Netanyahut në Gaza
Gusht 08, 2024 05:38Bernie Sanders, një përfaqësues i pavarur i Senatit Amerikan, bëri thirrje për një armëpushim midis regjimit sionist dhe Hamasit dhe theksoi: "Populli amerikan nuk e mbështet luftën brutale të Benjamin Netanyahut në Gaza."