-
Kushti i Netanjahut për të zgjatur armëpushimin në Gaza
Nëntor 27, 2023 04:44Në një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden, kryeministri izraelit Netanjahu tha se Izraeli do të pranonte të zgjaste armëpushimin në Gaza në këmbim të lirimit të 10 të burgosurve izraelitë në ditë.
-
Fitorja e Stuhisë al-Aksa; Lirohen disa të burgosur të tjerë palestinezë
Nëntor 27, 2023 04:44Një numër tjetër i të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist janë kthyer në krahët e familjeve të tyre në kuadër të marrëveshjes së përkohshme të armëpushimit në Rripin e Gazës.
-
Raisi: Amerika nuk ka të drejtë të ndërhyjë dhe të marrë vendime për popullin e Gazës
Nëntor 27, 2023 04:44Presidenti iranian Sejed Ebrahim Raisi tha: Populli i Gazës duhet të vendosë për të ardhmen e Gazës përmes Hamasit, si një qeveri legjitime, legale e bazuar në votat e popullit të këtij rajoni dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë dhe të marrin vendime për popullin e Gazës dhe çfarëdo veprimi që ata do të marrin në këtë drejtim është i dënuar të dështojë.
-
Plasaritet pasqyra e mbështetjes së mediave perëndimore rreth Izraelit
Nëntor 26, 2023 15:42Rritja e mbështetjes së verbër të mediave perëndimore ndaj regjimit sionist ka nxitur kritikat e shumë gazetarëve dhe sidomos të atyre të përfshirë në lajme që ndjekin këtë politikë. Mesa duket vazhdimi i mundshëm i sulmit ushtarak të Tel Avivit ndaj Gazës do të bëhet shkak që mbajtja e anës në dhënien e lajmeve do të humbasë pozitën e saj dhe në këtë mënyrë pasqyra e mbështetjes së medias perëndimore për regjimin sionist është plasaritur.
-
Ushtria izraelite dhe Netanjahu nuk pajtohen rreth përgjegjësisë për dështimin e rezistencës
Nëntor 26, 2023 15:42Njësia e inteligjencës së regjimit sionist mohoi akuzat e kryeministrit se ushtria ishte fajtore për dështimin e rezistencës palestineze gjatë operacionit të stuhisë Al-Aksa.
-
Katari: Ne jemi duke negociuar për të zgjatur armëpushimin
Nëntor 26, 2023 15:42Pasi marrëveshja e përkohshme katër-ditore e armëpushimit mes rezistencës palestineze dhe regjimit sionist po i afrohet ditës së fundit, Katari njoftoi bisedimet për zgjatjen e kësaj marrëveshjeje.
-
Martirizohet një anëtar i Hashd al-Shaabi në sulmin e koalicionit amerikan
Nëntor 26, 2023 15:42Një anëtar i grupit irakian Hashd al- Shaabi, i cili u plagos rëndë në sulmin e koalicionit amerikan, vdiq në spital.
-
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit: "Stuhia Al-Aksa" e ktheu çështjen palestineze në krye të çështjeve botërore
Nëntor 26, 2023 15:42Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit operacionin "Stuhia Al-Aksa" e quajti një shenjë e ndryshimeve strategjike në rajon dhe në sistemin ndërkombëtar dhe tha se ky operacion e ktheu çështjen palestineze në krye të botës dhe bëri të mundur të tregojë qartë se populli palestinez është një komb i gjallë.
-
Associated Press: Një anije e lidhur me Izraelin u kap në brigjet e Jemenit
Nëntor 26, 2023 15:42Agjencia e lajmeve Associated Press raportoi se një anije e lidhur me regjimin sionist u kap në brigjet e Adenit të Jemenit.
-
Hamasi dhe Izraeli arrijnë një marrëveshje për armëpushim të përkohshëm
Nëntor 26, 2023 08:21Lëvizja e rezistencës palestineze Hamas thotë se arriti një marrëveshje me Izraelin për një armëpushim të përkohshëm në Gaza. Hamasi thotë se, si pjesë e marrëveshjes, do të lirohen disa nga robërit në këmbim të lirimit të palestinezëve të mbajtur në burgjet e regjimit.