-
Kanani: Lajmet për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e dronëve nga Irani dhe Rusia janë të pavërteta
Shkurt 07, 2023 11:31Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në reagim ndaj pretendimeve të gazetës amerikane "Wall Street Journal", e quajti një gënjeshtër të madhe spekulimet për ndërtimin e një fabrike për prodhimin e 6000 dronëve nga Irani dhe Rusia për t'i përdorur në luftën në Ukrainë.
-
Lavrov: SHBA po luan me zjarrin, duke inkurajuar separatizmin në rajonin kurd në Siri
Shkurt 06, 2023 16:24Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se Shtetet e Bashkuara po “luajnë me zjarrin” me aktivitetet e tyre në kufirin e përbashkët midis Irakut dhe Sirisë, veçanërisht duke mbështetur militantët separatistë kurdë të lidhur me të ashtuquajturat Forcat Demokratike Siriane (SDF) dhe duke inkurajuar separatizmin.
-
Norvegjia planifikon t'i japë Ukrainës 7.3 miliardë dollarë ndihmë
Shkurt 06, 2023 15:47Kryeministri norvegjez Jonas Gahr Stoere tha se Norvegjia planifikon t'i dërgojë Ukrainës një paketë ndihme pesëvjeçare me vlerë 75 miliardë korona (7.3 miliardë dollarë), pothuajse një vit pasi Rusia filloi një luftë të vazhdueshme në ish-republikën sovjetike.
-
BE zbaton sot vendimin për ndalimin e importit të naftës ruse
Shkurt 05, 2023 16:18Bashkimi Evropian ka filluar të zbatojë një vendim për ndalimin e importit të naftës që vjen nga Rusia. Duke filluar nga dita e sotme, 27 vendet e Bashkimit Evropian kanë ndërmarrë hapin për të ulur më tej varësinë e tyre energjetike nga Moska.
-
Kievi premtoi të mos sulmojë Rusinë me armë perëndimore
Shkurt 05, 2023 15:31Ministri ukrainas i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov premtoi të dielën se vendi i tij nuk do të përdorë armët e marra nga Uashingtoni për të sulmuar territorin rus dhe do të synojë vetëm forcat ruse të stacionuara në pjesët e okupuara të Ukrainës.
-
Forcat ruse sulmojnë qytetin Bakhmut të Ukrainës
Shkurt 05, 2023 04:23Forcat ruse dhe ato të Wagnerit kanë nisur një sulm të madh në qytetin Bakhmut të Ukrainës.
-
Kanadaja dërgon tankun e parë "Leopard 2" në Ukrainë
Shkurt 05, 2023 04:23Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, në vijim të qasjes ndërhyrëse të vendit në luftën e Ukrainës, njoftoi dërgimin e tankeve në këtë vend.
-
Rusia: Më shumë furnizime me armë amerikane, nënkupton se "e gjithë Ukraina do të digjet"
Shkurt 04, 2023 16:20Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se furnizimi me më shumë armatime amerikane në Ukrainë do t'i shtojë benzinë zjarrit duke kulmuar me më shumë sulme hakmarrëse nga forcat ruse.
-
Komediani amerikan e konsideroi vendin e tij terroristin më të madh në botë
Shkurt 04, 2023 12:25Komediani amerikan James Dore deklaroi: "Amerika është terroristi më i madh në botë; në njëzet vitet e fundit, ne i vumë zjarrin Azisë Perëndimore dhe tani po luftojmë një luftë zëvendësuese në Ukrainë".
-
Rusia dhe Kina theksojnë bashkëpunimin mes dy vendeve në organizatat ndërkombëtare
Shkurt 04, 2023 11:45Rusia dhe Kina theksuan bashkëpunimin dhe respektin reciprok për interesat e njëra-tjetrës në Këshillin e Sigurimit, Kombet e Bashkuara dhe në institucione të tjera ndërkombëtare.