-
Austria përkrah çdo marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit
Shtator 16, 2019 18:36Kancelari austriak, njëherësh lideri i Partisë Popullore, Sebastian Kurz, ka thënë se Vjena zyrtare do të mbështesë çfarëdo marrëveshje që arrihet midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë këtu edhe korrigjimin e mundshëm të kufirit.
-
Beogradi fajësohet për nxitje tensionesh te serbët e Kosovës
Shtator 16, 2019 04:25Beogradi zyrtar e ka rritur presionin ndaj qytetarëve serbë të Kosovës që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit, ata të votojnë për Listën Serbe, thonë përfaqësuesit e tri subjekteve tjera politike rivale, koalicionit “Liria”, Partisë së Serbëve të Kosovës dhe Partisë së Pavarur Liberale, të cilat i takojnë komunitetit serb të Kosovës.
-
Vuçiq: Do të vazhdojmë bisedimet me shqiptarët dhe amerikanët
Shtator 15, 2019 16:46Presidenti serb Aleksandar Vucic tha sot se, pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump ka larguar këshilltarin e tij për siguri, John Bolton, me administratën amerikane do të vazhdojnë bisedimet për të gjetur një emërues të përbashkët me ta dhe me shqiptarët dhe për të siguruar një paqe të qëndrueshme.
-
Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit
Shtator 14, 2019 16:45Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.
-
Ministria e Jashtme e Çekisë ia shuan iluzionet Serbisë
Shtator 13, 2019 16:52Ministria e Jashtme e Çekisë, përmes një njoftimi ka reaguar ndaj pretendimeve të presidentit çek Milos Zeman se do të përpiqet të shohë nëse është e mundur të tërhiqet njohja e Kosovës nga Republika Çeke.
-
Vuçiq shprehet për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga Çekia
Shtator 12, 2019 17:18Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se nuk duhet të ketë pritshmëri shumë të larta që Republika Çeke mund të ndryshojë aq lehtë qëndrimin e saj për njohjen e Kosovës.
-
Pacolli: Çekia konfirmon mbështetjen për Kosovën
Shtator 11, 2019 16:33Republika Çeke, sot përmes ministrit të saj të Punëve të Jashtme Tomásh Petřícek ka konfirmuar mbështetjen e fuqishme për Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran dhe integrimin e saj në BE, NATO dhe organizata ndërkombëtare.
-
Serbët e Kosovës të përçarë para zgjedhjeve të 6 tetorit
Shtator 10, 2019 18:40Serbët e Kosovës po përgatiten për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Por ashtu si në krahun politik shqiptar, edhe tek serbët ka lëvizje të paparashikueshme.
-
Palmer: SHBA do të mbështesin në Kosovë atë qeveri që është e përkushtuar për dialog
Shtator 10, 2019 12:29Podgoricë, 10 shtator - I dërguari special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, shprehur bindjen nga Podgorica se marrëveshja midis Beogradit e Prishtinës mund të arrihet, se SHBA do të mbështesë qeverinë e Prishtinës që është e përkushtuar për dialog, ndërsa për Rusinë tha se ajo dëshiron një rajon të përfshirë nga trazirat dhe mosbesimi.
-
Ish-diplomati serb: Vuçiç mos u lodh, Kosovën e kemi humbur
Shtator 09, 2019 16:24Ish-diplomati serb, Milan St. Protiç, që kishte shërbyer si ambasador i Serbisë në Washington, thotë se Vuçiq duhet të kuptojë që Kosova është humbur dhe nuk duhet të merret më me këtë çështje.