-
Vuçiq: Dialogu, rruga më e mirë për ruajtjen e paqes
Janar 20, 2018 16:57Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë një takimi me banorët serbë në Llaple Selo, ka porositur ata të vazhdojnë të qëndrojnë në vatrat e tyre, duke thënë se dialogu me shqiptarët e Kosovës është rruga më e mirë për të ruajtur paqen.
-
Vuçiq: Do të shkëmbejmë informacione për vrasjen e Ivanoviqit
Janar 20, 2018 12:08Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka porositur në Kosovë se Serbia do të japë gjithçka nga vetja për ta ruajtur paqen, se do të bëjë gjithçka që mospajtimet shumëshekullore me shqiptarët të zgjidhen, që të sigurohet paqe dhe siguri e qëndrueshme për të gjitha familjet serbe dhe shqiptare.
-
Bozhoviq: Policia e Kosovës në veri merr urdhra nga Serbia
Janar 17, 2018 15:50Bojan Bozhoviq, ish-gazetar dhe për dikur agjent i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka thënë se nëse institucionet e Kosovës nuk i mbrojnë serbët që duan të integrohen, në veri nuk do të mbeten veç të atillë që direktivat i marrin nga Beogradi.
-
Thaçi e siguron Vuçiqin se po punohet në zbardhjen e vrasjes së Ivanoviqit
Janar 17, 2018 15:48Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këtë bisedë telefonike, të dy presidentët trajtuan çështjet e ndryshme të interesit të përbashkët, duke u fokusuar në domosdoshmërinë e vazhdimit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndër-shtetërore, forcimin e paqes në rajon dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike, thuhet në njoftimin e Presidencës.
-
Serbia kërkon pjesëmarrjen në hetimet për Ivanoviç, pezullon dialogun me Kosovën
Janar 16, 2018 15:09Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç doli para mediave vendase në përfundim të mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurisë, që ai e thërriti pas vrasjes së Oliver Ivanoviç në Mitrovicë.
-
Mogherini bisedon me Thaçin dhe Vuçiqin pas vrasjes së Ivanoviqit
Janar 16, 2018 10:33Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, bisedoi përmes telefonit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, këtë mëngjes në veri të Mitrovicës.
-
SHBA paralajmëroi trazira para vrasjes së Ivanoviqit
Janar 16, 2018 08:05Mëngjesi i sotëm trazoi Veriun e Kosovës. Ndodhi pikërisht ajo për të cilën u paralajmërua nga shteti i Amerikës. Veç dy ditë pasi DASH alarmoi mbi gjendjen e sigurisë në Veri të Kosovës, ndodhi vrasja e Oliver Ivanoviqit.
-
Arifi e konfirmon ndërprerjen e bisedimeve Kosovë-Serbi
Janar 16, 2018 08:04Delegacioni i Serbisë në Bruksel i ka ndërprerë bisedimet që nisën sot për shkak të vrasjes së liderit të SDP, Oliver Ivanoviqit. Këtë e ka konfirmuar udhëheqësi i delegacionit në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, Avni Arifi.
-
Qeveria e Kosovës dënon vrasjen e Ivanoviç dhe kërkon ndihmë për zbardhjen e autorëve
Janar 16, 2018 08:04Qeveria e Kosovës reagon lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviç.
-
Shinzo Abe: Koreja e Veriut rrezik për të gjithë botën
Janar 16, 2018 05:22Kryeministri i Japonisë në një deklaratë të përbashkët me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Koreja e Veriut është rrezik dhe kërcenim për të gjithë botën.