-
Hoxhaj kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia
Prill 06, 2017 10:18Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka ripërsëritur qëndrimin e tij kundër tregut të përbashkët rajonal të ideuar nga Serbia. Ai ka thënë se kjo ide është tendencë anti-evropiane për ta dominuar rajonin dhe për ta shtuar ndikimin e Rusisë në Ballkan. Hoxhaj ka deklaruar se Kosova është kundër një 'Jugosllavie të re' dhe se opsioni i vetëm për Kosovën është orientimi euroatlantik.
-
Daçiq: Kosova nuk është anëtare e OKB-së, nuk mund ta padis Serbinë
Prill 05, 2017 15:03Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi se po vazhdon me provokime për shkak të deklaratës, se Kosova do të ngre padi ndaj Serbisë për gjenocid.
-
Protesta pa autor kundër Vuçiçit
Prill 05, 2017 02:48Serbinë e kanë kapluar protesta pa autor, kundër zgjedhjes së Aleksandar Vuçiç president. Mbrëmjen e dytë të këtyre protestave, numri I pjesëmarrësve u shtua dhe ato u organizuan në shumë qytete të Serbisë.
-
Zakharova: Iniciativa e Kosovës për ushtri, e papërgjegjshme
Prill 03, 2017 14:13Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zakharova ka thënë se autoritetet kosovare ishin duke u përpjekur të krijojnë një ‘bazë të rreme gjyqësore’ për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës.
-
Fitorja e Vuçiçit në zgjedhje dhe rruga që do të ndjekë Serbia
Prill 03, 2017 02:17Kryeministri i Serbisë deklaroi se zgjedhësit e tij mbështetën rrugën e Serbisë për në BE dhe lidhjet e ngushta me Rusinë dhe Kinën.
-
Vuçiq bëhet president i Serbisë
Prill 02, 2017 17:15President i ardhshëm i Serbisë, sipas të gjitha gjasave, do të jetë Aleksandar Vuçiq. Kryeministri aktual serb ka fituar bindshëm zgjedhjet presidenciale të mbajtura sot në Serbi, në bazë të 70 për qind të votave të numëruara deri në orën 21:20.
-
Mbyllen vendvotimet në Serbi
Prill 02, 2017 15:47Vendvotimet në zgjedhjet presidenciale në Serbi janë mbyllur në ora 20.00. Po ashtu edhe qendra e votimit në veri të Mitrovicës është mbyllur dhe gjithçka ka kaluar pa probleme.
-
Zhvillohen zgjedhjet presidenciale në Serbi
Prill 02, 2017 08:58Mbi 6 milionë e 700 mijë qytetarë të Serbisë me të drejtë vote u janë drejtuar qendrave të votimit. Këto zgjedhje pritet të sjellin në krye të Serbisë, Aleksandar Vuçiçin, i cili ka udhëhequr me qeverinë deri tani.
-
Zgjedhjet presidenciale serbe mbahen edhe në Kosovë
Prill 02, 2017 04:18Sot mbahen zgjedhjet presidenciale të Serbisë, të cilat do të organizohen edhe në disa lokalitete të Kosovës të banuara me popullatë serbe.
-
18 vjet nga vrasja e 86 civilëve në Kralan të Gjakovës
Prill 02, 2017 04:18Ishte 2 prilli i vitit 1999, dita kur në fshatin Kralan të komunës së Gjakovës forcat ushtarake dhe policore serbe veçuan disa qindra djem dhe burra nga grupi prej 1.500 shqiptarëve, të cilët kishin braktisur vatrat për t’u shpëtuar krimeve serbe që kishin përfshirë tërë Kosovën.