-
BE: Rusia saboton dialogun Kosovë-Serbi
Shkurt 24, 2023 15:37Një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian paralajmëroi se Moska po tentojë që të destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, prandaj blloku evropian po dëshiron normalizim të shpejtë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të zvogëlohet hapësira e Moskës në destabilizim.
-
BE pret që plani evropian të zbatohet brenda disa muajve
Shkurt 24, 2023 10:17Plani evropian është de facto njohje ndërsa pranimi i dokumentit nënkupton se palët e pranojnë edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu është shprehur një zyrtar i lartë evropian i cili foli para gazetarëve në kushte anonimiteti në lidhje me takimin e radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
-
Analistët: Lufta në Ukrainë ndikoi në përshpejtimin e dialogut Kosovë-Serbi
Shkurt 24, 2023 10:15Lufta Rusi-Ukrainë e filluar një vit më parë, pati efekte politike e të sigurisë edhe në Kosovë. Njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare thonë se lufta në Ukrainë e shtyu BE-në dhe SHBA-në që të shtojnë përpjekjet në normalizimin e marrëdhënieve dhe përfundimin e dialogut Kosovë-Serbi. Ekspertë të sigurisë ndërkaq, përmendin rreziqet për mundësinë e zgjerimit të konfliktit edhe në Ballkan.
-
SHBA pret konstruktivitet nga Kurti e Vuçiq: Normalizimi të synojë njohjen
Shkurt 24, 2023 10:12Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ripërsëritur qëndrimin e tyre se e mbështesin fuqishëm propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
-
Takimi me Kurtin, Vuçiç: Në Bruksel do t’i përmbahemi vijave të kuqe për Kosovën
Shkurt 23, 2023 05:56Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në takimin e së hënës në Bruksel do t’i përmbahet vijave të kuqe për çështjen e Kosovës, për të cilat ka folur në Kuvendin e Serbisë.
-
Abazoviç për dhunën ndaj Petraq Milos në kufi: Ka edhe një anë tjetër të medaljes
Shkurt 23, 2023 05:56Kryeministri me mandat teknik i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”.
-
Punëtoria për Vetingun: Vazhdon diskutimi dhe hartimi i Projektligjit
Shkurt 22, 2023 10:37Ministria e Drejtësisë është duke zhvilluar punëtorinë dy ditore për hartimin e Projektligji për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë, bazuar në kërkesën e Komisionit Ad hoc të Kuvendit për Vetingun.
-
Lührmann: Propozimi evropian mundësi unike për Kosovën dhe Serbinë
Shkurt 22, 2023 10:31Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të kenë një takim të nivelit të lartë politik në Bruksel më 27 shkurt. Në fokus të takimit do të jetë propozimi franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
-
Sveçla: Në veri të Kosovës u konfiskuan 6.300 municione të kontrabanduar nga Serbia
Shkurt 22, 2023 04:19Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka reaguar pasi policia ka njoftuar se në Leposaviç ka arrestuar një qytetar serb, në automjetin e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar mbi 6300 fishekë.
-
Kurti: Pres që ndërmjetësuesit t`i përmbahen propozimit evropian
Shkurt 21, 2023 10:48Kryeministri Albin Kurti tha se pret që ndërmjetësuesit e dialogut me Serbinë t`i përmbahen propozimit evropian dhe të mos fokusohen në interesat e njërës palë, duke folur për takimin që pritet të mbahet më 27 shkurt me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.