-
Lulet Kamomila në rajonin malor "Fandaghlu" të Ardabilit
Qershor 13, 2020 05:16Rajoni malor Fandaghlu ndodhet në zonën lidhëse Ardabil-Astara dhe në afërsi të qytetit Namin. Ky rajon malor ka një natyrë të virgjër dhe shumë të bukur e të pasur me bimë dhe pemë të ndryshme. Një prej bimëve që bie shumë në sy gjatë stinës së pranverës në këtë rajon është lulja Kamomile.
-
Kopshti Erem në Shiraz
Qershor 12, 2020 11:37Kopshti "Erem" në Shiraz është një kompleks që përmban disa objekte historike dhe konsiderohet një prej kopshteve për studimin e bimëve. Historiku i ndërtimit të këtij kopshti nuk dihet me të vërtetë, mirëpo ekzistojnë disa informacione në lidhje me këtë kopsht që i përkasin shekullit dhjetë dhe njëmbëdhjetë hixhri kameri.
-
Stina e prodhimit të lëngut të luleve në Kashan
Qershor 07, 2020 09:55Qyteti Kashan është një prej qendrave më të mëdha të prodhimit të lëngut të luleve të ndryshme në Iran. Në muajin qershor fillon vjellja e luleve të ndryshme si lules "Damask" nëpër fusha dhe fshatra të këtij qyteti. Periudha e vjelljes së luleve "Damask" zgjatë 15 ditë. Gjatë këtij procesi prodhohen lloje të ndryshme të lëngut të luleve në formë distilimi dhe shumë prej tyre kanë efikasitet farmaceutik dhe aromatik.
-
Burgu i Aleksandrit
Qershor 06, 2020 10:46Kompleksi historik i njohur me emrin "Burgu i Aleksandrit" ose me emrin "Shkolla Zijaije", në realitet është një shkollë e vjetër mbi dhjetë shekuj dhe ndodhet në qytetin Jazd të Iranit. Ndërtimin e këtij kompleksi historik disa e lidhin me periudhën e sulmeve të Aleksandrit të Madh në Iran.
-
Vjelja e lules "Muhamedi" nga kopshtet e luleve në provincën Çaharmahal Bakhtjari
Qershor 06, 2020 09:58Lulja e Damaskut e cila në Iran njihet edhe me emrin "Muhamedi", që nga kohërat e lashta ka tërhequr vëmendjen e irnaianëve dhe me përpunimin e saj në mënyrë të ndryshme dhe sidomos me nxjerrjen e lëngut aromatik nga kjo lule, kjo bimë është bërë një prej produkteve bujqësore që krijon të ardhura të mira në Iran.
-
Kompleksi "Shtëpia e Boruxherdi-ve" në Kashan
Qershor 03, 2020 11:27Kompleksi historik "Shtëpia e Boruxherdi-ve" është prej shtëpive më të bukura në qytetin historik Kashan të Iranit. Historiku, dekorimet dhe punimet me gjips janë bërë shkak që ky kompleks të konsiderohet prej objekteve më të bukura historike të Iranit.
-
Natyra e lartësive të kalasë Terishum në Masule
May 31, 2020 06:52Në këtë fotoreportazh do të paraqesim bukuritë natyrore të lartësive në rrugën drejt kalasë Terishum në fshatin historik Masule të provincës Gilan të Iranit.
-
Disa bukuri natyrore nga lugina Moghan
May 31, 2020 05:57Qyteti kufitar Germi është një parajsë e vërtet në fushën Moghan dhe atraksionet dhe bukuritë natyrore e turistike të kësaj zone për çdo vit tërheqin me mijëra turistë dhe vizitorë vendor dhe të huaj në Iran.
-
Parku malor Gisom
May 30, 2020 12:08Parku malor Gisom me një bregdet atraktiv dhe me pemë të larta e të gjelbëruara, përbënë një prej vendeve më atraktive për turizmin në provincën Gilan të Iranit dhe në rrethin Talesh.
-
Sheshi "Nakshe Xhahan" në Esfahan regjistrohet në listën e pasurisë së trashëgimisë kulturore të botës
May 29, 2020 08:43Sheshi "Nakshe Xhahan" në Esfahan në kuadër të një plani hulumtues është regjistruar në listën e pasurisë së trashëgimisë kulturore të botës me qëllim që të krijohen më shumë kushte për investim në këtë vend turistik të Iranit.