-
Zarif: Vetëm Irani i është përmbajtur marrëveshjes bërthamore
Mars 10, 2021 08:41Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif, duke iu referuar përgjegjësive të trojkës evropiane dhe amerikane në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, deklaroi se vetëm Irani i është përmbajtur kësaj marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.
-
Zarif: Heqja e sanksioneve nga SHBA do të çojë në anulimin e masave të marra nga Irani në kuadër të marrëveshjes bërthamore
Mars 07, 2021 19:59Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi nëse Shtetet e Bashkuara ndërmarrin hapa praktikë për të hequr sanksionet e paligjshme që kanë vendosur në mënyrë të njëanshme ndaj Teheranit, Republika Islamike do të marrë masa reciproke duke anuluar hapat që ka ndërmarrë për të ulur angazhimin e saj në bazë të marrëveshjes bërthamore.
-
Përgjigjja e Zarif ndaj Sherman; Negociatat për marrëveshjen bërthamore janë të ndaluara
Mars 06, 2021 07:16Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të kërkesës së administratës së Presidentit të SHBA Joe Biden, edhe një herë theksoi se marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet.
-
Rusia e gatshme të ndihmojë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të Iranit në formën e saj origjinale
Mars 05, 2021 19:57Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se një dritare mundësie për të shpëtuar një marrëveshje shumëpalëshe bërthamore të vitit 2015 të nënshkruar midis Iranit dhe fuqive të mëdha botërore mbetet e hapur, duke shprehur shpresën se të gjitha palët do të kthehen në zbatimin e plotë të marrëveshjes në formën e saj origjinale.
-
Zarif iu drejtua Wendy Sherman: Marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet
Mars 05, 2021 07:25Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të Enjten në mbrëmje, në përgjigje të deklaratave të fundit të "Wendy Sherman", e cila është caktuar për mbajtjen e postit të Zëvendës Sekretarit të Shtetit të SHBA për rinegocimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit, deklaroi se marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet.
-
Konsultimi telefonik i Guterres me Zarif për Jemenin
Mars 03, 2021 08:47Sekretari i Përgjithshëm i KB António Guterres të martën në mbrëmje bisedoi në telefon me Ministrin e Jashtëm të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, për situatën në Jemen.
-
Zarif: Sulmet në Irak janë të dyshimta
Shkurt 27, 2021 19:51Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif në një takim të Shtunën në Teheran me homologun e tij Irakian Fuad Husein tha se disa sulme dhe zhvillime të fundit në Irak janë të dyshimta dhe mund të kryhen për të prishur marrëdhëniet Teheran-Bagdad dhe sigurinë dhe stabilitetin e Irakut.
-
Zarif takohet me homologun e tij irakian
Shkurt 27, 2021 13:19Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka pritur në një takim ministrin e punëve të jashtme të Irakut dhe të dy palët kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet mes të dy vendeve dhe për zhvillimet rajonale.
-
Zarif dhe Al-Mekdad diskutojnë marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet e rajonit
Shkurt 26, 2021 13:16Ministrat e punëve të jashtme të Iranit dhe Sirisë kanë biseduar në lidhje me marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
-
Zarif: Sjellja e SHBA e shtyu Iranin të ndërmarrë hapa larg marrëveshjes bërthamore
Shkurt 25, 2021 19:59Ministri i jashtëm i Iranit ka përsëritur se veprimet e Shteteve të Bashkuara ishin arsyeja kryesore që e shtyu Iranin të pezullojë angazhimet e tij sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke kërkuar që Uashingtoni të heqë sanksionet e tij të paligjshme për të "eliminuar arsyen" e bllokimit mbi programin bërthamor të Teheranit.