Përkrahjet e Amerikës për krimet e Arabisë Saudite në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i10084-përkrahjet_e_amerikës_për_krimet_e_arabisë_saudite_në_jemen
Në sulmin ajror të avionëve të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite ndaj një automjeti në rajonin Al Vaezie, në perëndim të provincës Taiz, në jug të Jemenit, të paktën 6 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 09, 2016 16:46 Europe/Tirane
  • Përkrahjet e Amerikës për krimet e Arabisë Saudite në Jemen

Në sulmin ajror të avionëve të koalicionit agresor të kryesuar nga Arabia Saudite ndaj një automjeti në rajonin Al Vaezie, në perëndim të provincës Taiz, në jug të Jemenit, të paktën 6 persona janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur.

Rajone të ndryshme në provincën Al Beiza në jug të Jemenit, kanë qenë objektiva të sulmeve të ashpra ajrore të forcave agresore saudite. Sulmet e sotme të agresorëve sauditë kundër rajonit Al Rabii në provincën Taiz në jug të Jemenit shkaktuan vdekjen e 11 civilëve jemenas. Avionët agresorë sauditë bombarduan rajonin Al Dhobab në Taiz duke vrarë 5 civilë mes të cilëve tre gra dhe një fëmijë. Një shpërthim ndodhi në selinë e Sigurisë Kombëtare të Jemenit në qytetin Al Hute në provincën Lehaxh, por ende nuk ka të dhëna mbi dëmet dhe viktimat eventuale të këtij shpërthimi. Forcat agresore saudite kanë sulmuar disa herë rajone të ndryshme të provincës Al Xhuf dhe të provincës Mareb në qendër të Jemenit. Arabia Saudite në një koalicion me disa vende arabe dhe me përkrahjen e gjithanshme të Amerikës, që nga 26 marsi 2015 ka nisur një agresion të gjerë kundër Jemenit, me qëllim rikthimin në pushte të presidentit të dorëhequr Mansur Hadit. Ndërkohë, organizata e të drejtave të njeriut HRW bëri të ditur se në sulmet ajrore kundër Jemenit agresorët sauditë po përdorin bomba të prodhimit amerikan. Gazeta Nju Jork Tajms duke cituar raportin e HRW, shkruan se koalicioni ushtarak i kryesuar nga Arabia Saudite në sulmin e muajit të kaluar ndaj një tregu në Jemen, ka përdorur bomba të prodhimit amerikan dhe në këtë sulm u vranë të paktën 97 civilë prej të cilëve 25 ishin fëmijë. HRË në raportin e saj shton se ekspertët e kësaj organizate kanë inspektuar tregun e bombarduar në Jemen më 28 mars dhe kanë gjetur pjesë të bombave amerikane 900 kg të tipit MK-84. Pamjet e pjesëve të këtyre bombave të përdorura nga kriminelët sauditë janë publikuar në rrjetin televiziv anglez ITV dhe është konfirmuar përdorimi i bombave të tipit MK-84. Grupi hetimor i HRË theksoi se sulmi ndaj këtij tregu ka qenë krimi më i madh i kryer nga forcat agresore saudite gjatë një viti të agresionit kundër Jemenit. Numri i lartë i viktimave të këtij sulmi si dhe publikimi i pamjeve të fëmijëve të vrarë në këtë akt barbar, shkaktoi irritimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe ende vazhdojnë kërkesat për hetime në lidhje me këtë krim lufte. Populli i kryeqytetit të Jemenit Sana organizoi një panair ku u publikuan foto dhe pamje të krimeve të kryera nga Arabia Saudite gjatë agresionit një vjeçar kundër Jemenit. Qëllimi i organizatorëve të këtij panairi në Sana ishte publikimi i masakrave dhe shkatërrimeve të kryera në Jemen nga regjimi Al Saud i përkrahur plotësisht nga qeveria amerikane. Gjatë një viti të agresionit të Arabisë Saudite kundër Jemenit, rreth 30 mijë jemenas janë vrarë dhe plagosur, ndërsa miliona janë shpërngulur dhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit është shkatërruar plotësisht. Një aktivist pacifist në Jemen, theksoi se fuqitë botërore po përkrahin në mënyrë të gjithanshme krimet e regjimit Al Saud kundër Jemenit.