Ata që bindën Zidanin ndaj Eibarit, do luajnë kundër Wolfsburgut
Prill 10, 2016 22:48 Europe/Tirane
Fitorja në fundjavë, 4-0 përballë Eibarit i ka dhënë moral Real Madridit, i cili të martën mbrëma do të zhvillojë ndeshjen e sezonit.
Los Blancos kanë humbur 0-2 në Gjermani përballë Wolfsburgut në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampioneve dhe misioni në Madrid është vetëm përmbysja. Marca raporton se përballë Eibarit, Zizu ka testuar disa lojtarë në formacionin e titullarëve dhe në prag të Wolfsburgut i ka idetë e qarta. James Rodrigez ka treguar një formë fantastike dhe ka fituar vendin e titullarit së bashku me Dani Carvajal, i cili do të luajë në vend të Danilos që në takimin e fundit u cilësuar si fajtori kryesor i humbjes.