Hecking: Duam të shkruajmë historinë
Trajneri i Wolfsburgut, Dieter Hecking, ka thënë se beson te kualifikimi në Ligën e Kampionëve.
Tekniku gjerman është i vetëdijshëm se Real Madridi do të ketë përkrahjen e tifozëve, por ata udhëtojnë për të bërë historinë. “Falë paraqitjes së mirë në ndeshjen e parë ne kemi fituar respektin e Real Madridit, tani është në dorën tonë të kualifikohemi më tutje”. “Jemi të vetëdijshëm se 80.000 tifozë do të jenë në stadium për të përkrahur Realit. Duhet të bëjmë një tjetër mbrëmje magjike, sepse duam të vazhdojmë udhëtimin tonë në Ligën e Kampionëve”. “Mezi po pres të zbresin në fushë sepse ne e dimë që mund të shkruajmë historinë e klubit tonë”, ka thënë Hecking. Nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo ka folur rreth takimit të nesërm kundër Wolfsburgut. “Unë uroj që stadiumi të jetë i plotë, sepse do të jetë një mbështetje e madhe e tifozëve. Shpresoj se do të jetë një natë magjike. Ne kemi besim, trajneri beson por, edhe tifozët duhet të besojnë. Kjo duhet të jetë një mbrëmje e përsosur”, ka thënë Ronaldo. ” Secili prej nesh në fushë do të luftojë dhe të luajë me intensitet të madh për 90 minuta”, ka thënë Ronaldo. Kujtojmë se ballafaqimin e parë e fitoi ish kampioni i Bundesligas me rezultat të pastër prej 2:0.