NASA me telashe në gjithësi
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i10354-nasa_me_telashe_në_gjithësi
Anija kozmike e NASA-s, Kepler, është në telashe – shumë larg Tokës. Teleskopi i cili po kërkon planetë të banueshëm jashtë sistemin tonë diellor, ka hyrë në gjendjen emergjente 75 milionë milje larg planetit tonë, duke i lënë inxhinierët të shqetësuar.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2016 21:44 Europe/Tirane
  • NASA me telashe në gjithësi

Anija kozmike e NASA-s, Kepler, është në telashe – shumë larg Tokës. Teleskopi i cili po kërkon planetë të banueshëm jashtë sistemin tonë diellor, ka hyrë në gjendjen emergjente 75 milionë milje larg planetit tonë, duke i lënë inxhinierët të shqetësuar.

Inxhinierët zbuluan se Kepler ishte në rrezik gjatë një kontakti me të të enjten. Në një gjendje të tillë, Kepler digjet përmes fuqisë së tij shumë shpejtë, duke e bërë rikuperimin pothuajse të pamundur. Rregullimi i teleskopit është një sfidë e madhe për shkak se ai gjendet shumë larg. Sinjalet e Kepler nuk udhëtojnë vazhdimisht, gjë që e bënë komunikimin me Tokën të dobët. “Në një shpejtësi të tillë të dritës, një sinjali i duhen 13 minuta për të shkuar në anije dhe për t’u kthyer mbrapa në Tokë”, tha NASA. Prej kur NASA e lëshoi teleskopin Kepler më 2009, ai ka qenë shumë i zënë. Qëllimi i teleskopit ishte që të hulumtonte Rrugën e Qumështit, për të parë nëse ka ndonjë planet të banueshëm, thuhet sipas NASA-s.