Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen në prag të negociatave
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i10621-vazhdojnë_sulmet_e_arabisë_saudite_në_jemen_në_prag_të_negociatave
Regjimi Al Saud po vazhdon të shkel armëpushimin në Jemen duke bombarduar rajone të ndryshme të këtij vendi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2016 03:57 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë sulmet e Arabisë Saudite në Jemen në prag të negociatave

Regjimi Al Saud po vazhdon të shkel armëpushimin në Jemen duke bombarduar rajone të ndryshme të këtij vendi.

Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar provincën Taiz në Jug të Jemenit dhe si pasojë e këtyre sulmeve janë vrarë të paktën 4 civilë mes tyre tre gra. Avionët luftarakë të Arabisë Saudite gjithashtu dy herë kanë bombarduar aeroportin ndërkombëtar të provincës Taiz. Kjo është në kohën kur armëpushimi i ri në Jemen ka filluar nga e dita e hënë me qëllim që të krijohen kushte për fillimin e negociatave të cilat zhvillohen me 18 prill në Kuvajt. Në fillim ishte vendosur që armëpushimi të fillojë nga dita e diele, mirëpo më pas kanali televiziv Sky News njoftoi se ky armëpushim do të fillojë të zbatohet të hënën në mesnatë. Raundi i ri negociatave për paqe në Jemen do të zhvillohet në kohën kur Arabia Saudite dhe aleatet e saj përsëri po shkelin armëpushimin duke bombarduar vendbanimet civile në Jemen si dhe po mbajnë këtë vend nën rrethim. Si pasojë e agresionit ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit gjatë një viti të kaluar, deri më tani janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas. Nga ana tjetër, i dërguari special i OKB për çështjen e Jemenit ka deklaruar se burimet në të cilat do të referohet në negociatat për paqe në Jemen, janë miratimet që janë njohur zyrtarisht nga Bashkësia Ndërkombëtare. Ismail Valad Shejkh Ahmed, i dërguari special i OKB për çështjen e Jemenit, pas takimit me Abdulaziz Ahmed Xhabari, funksionar i qeverisë së dorëhequr në Jemen, i cili u zhvillua në Rijad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, deklaroi se programi i negociatave për Jemenin që do të zhvillohen në Kuvajt, përfshin pesë tema kryesore: vendosjen e armëpushimit, tërheqjen e forcave të armatosura nga qytetet, dorëzimi i armëve, fillimi i punës së institucioneve shtetërore dhe shqyrtimi i çështjes së personave të arrestuar nga të dy palët. I dërguari special i OKB për çështjen e Jemenit, theksoi në rëndësinë e raundit të ri të negociatave që do të zhvillohen në Kuvajt dhe deklaroi se OKB kërkon vendosjen e paqes së përhershme në Jemen. Vlen të theksohet se Arabisë Saudite në koalicion me disa vende të tjera arabe të rajonit dhe me përkrahjen e Amerikës, që nga 26 marsi i vitit 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit për ta kthyer përsëri në pushtet presidentin jemenas të dorëhequr Mansur Hadi. Gjatë këtij agresioni ushtarak deri më tani, janë vrarë dhe plagosur me mijëra civilë jemenas mes tyre edhe gra, fëmijë dhe persona të moshuar. Si pasojë e sulmeve të koalicionit saudit, gjithashtu është shkatërruar edhe mbi 80 % e infrastrukturës së Jemenit. Ndërkohë, Muhamed Abdusalamm zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, deklaroi se janë formuar komitetet lokale për mbikëqyrjen e armëpushimit në të gjitha frontet e luftës në Jemen në koordinim dhe në bashkëpunim me autoritetet e OKB.