Përçarja e Arabisë Saudite në Organizatën për Bashkëpunim Islamik
Samiti i 13-të i krerëve të vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik filloi punimet të enjten me pjesëmarrjen e krerëve të mbi 30 vendeve islame në Stamboll të Turqisë me moton "Uniteti dhe solidariteti për drejtësi dhe paqe" që vazhdoi edhe ditën e premte.
Organizata për Bashkëpunim Islamik është themeluar në vitin 1962 me moton "Zëri kolektiv i botës islame për të mbështetur të drejtat e myslimanëve në kuadër të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare". Kjo organizatë në bazë të llogarive të vitit 2011, mbulon një popullsi rreth 1.6 miliardë njerëz në botë. Takimi i ministrave të punëve të jashtme dhe i krerëve të vendeve anëtare të kësaj organizate organizohet një herë në vit. Krerët e vendeve anëtare të organizatës Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) në samitin e 13-të të kësaj organizate në Stamboll të Turqisë, kanë theksuar në përkrahjen e Palestinës, në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vendeve islame dhe në unitetin në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Kjo është në kohën kur një plan me katër paragrafë kundër Iranit dhe me një paragrafë kundër Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) është propozuar nga Arabia Saudite për tu futur në projektdeklaratën përfundimtare të samitit të krerëve të vendeve islame, i cili u përballë me reagim të ashpër të funksionarëve të Iranit dhe ky veprim u interpretuar si politikë përçarëse mes vendeve të botës islame. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, në reagim ndaj këtij plani, këtë veprim e quajti kundër unitetit islam dhe në kuadër të interesave të regjimit sionist, si dhe paralajmëroi në lidhje me pasojat kësaj politike destruktive. Z. Muhamed Xhavad Zarif me këtë rast vuri në dukje eksperiencën e hidhur të shfrytëzimit të OBI për interesa politike anti-iraniane gjatë luftës së imponuar të Sadam Huseinit kundër Iranit dhe shtoi: "Për çfarë arsye disa vende anëtare të kësaj organizate insistojnë në ndjekjen e politikave të dështuara të së kaluarës?!" Z. Zarif në fjalimin e tij në këtë samit theksoi se samiti i krerëve të vendeve islame duhet të bëjë përpjekje për forcimin e unitetit islamik dhe deklaroi: "Problemet dhe mosmarrëveshjet mes vendeve duhet të zgjidhen nëpërmjet dialogut dypalësh dhe çështjet bilaterale nuk duhet të paraqiten në takimet multilaterale". Ndërkohë z. Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjithashtu në fjalimin e tij në këtë samit numëroi prioritetet kryesore të Republikës Islamike të Iranit dhe theksoi: "Çdo veprim përçarës që bëhet në Organizatën për Bashkëpunim Islamik është i pavlerë. Vendet islame në emër të Islamit duhet të bëhen pioniere në koalicionin botëror për paqe dhe në luftën kundër dhunës për të kthyer sigurinë e qëndrueshme dhe të drejtat e gjithanshme të njeriut në të gjitha rajonet e botës". Duke theksuar në zgjidhjen e problemeve të rajonit të Lindjes së Mesme dhe të botës islame nëpërmjet rrugës së dialogut, z. Hasan Ruahni shtoi: "Irani gjithnjë ka mbështetur dhe përkrahur vendet islame dhe myslimanët e botës në luftën kundër terrorizmit dhe kundër politikave pushtuese të regjimit sionist në Palestinë". Ndërkohë edhe Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, në lidhje me këtë ka deklaruara se: "Për fat të keq kjo organizatë si në periudhën aktuale dhe si në të kaluarën, është duke vuajtur nga kjo dobësi strukturale dhe organizative dhe kurrë nuk ka arritur që vendet anëtare të saj t'i drejtojë drejt një uniteti dhe kurrë nuk ka mundur të marrë qëndrime të paanshme ndaj çështjeve të brendshme të botës islame dhe të bëjë përpjekje për zgjidhjen e vërtetë të tyre". Z. Erakçi në vazhdim shtoi: "OBI vetëm në raste shumë të rralla ka arritur të marrë qëndrime të unifikuar në favor të botës islame dhe këto qëndrime kryesisht janë arritur me përpjekjet e Republikës Islamike të Iranit siç është rasti i konfliktit në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe i çështjes së Selman Rushdit".