Samiti i bashkëpunimit islamik apo i mosmarrëveshjeve islamike?
Gazeta Rai Aljum, ka shkruar: Samiti i fundit i krerëve të OBI në Stamboll ishte samiti më i keq që prej themelimit të kësaj organizate në gusht 1969.
Ky samit pasqyroi në formën më të keqe sëmundjet e botës islame dhe mosmarrëveshjet e saj dhe është më mirë që në vend që ta quajmë Samiti i bashkëpunimit islamik, të quhet Samiti i mosmarrëveshjeve islamike. Kjo gazetë në vazhdim shton: Takimi i krerëve arabë në kuadër të Ligës Arabe ishte një katastrofë, ndërsa edhe samiti i krerëve të OBI po pëson të njëjtin fat , sepse edhe në OBI kanë depërtuar viruset helmuese të mosmarrëveshjeve arabe dhe vetëm Zoti e di se cili do të jetë viktima tjetër e këtyre viruseve. Nuk e teprojmë nëse themi se samiti i krerëve të OBI në Stamboll ishte samiti më i keq që nga gushti i vitit 1969 kur u themelua OBI dhe nuk e teprojmë nëse themi se nëse përçarja mes medhhebeve që ka përfshirë botën islame e në veçanti LM, mund të bëhet shkak që ky të jetë takimi i fundit i krerëve të OBI. Mjafton të themi se në këtë samit të rëndësishëm nuk u respektuan as formalitetet më minimale protokollare. Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan mori përsipër organizimin e këtij samiti, por pa i bërë ftesë presidentit egjiptian Abdulfetah Al Sisi. Ndërkohë, presidenti turk nuk pranoi t’i zgjatë dorën ministrit të jashtëm egjiptian Same Shokri, i cili në këtë takim përfaqësoi presidentin egjiptian. Shokri pasi mbaroi fjalimin, zbriti nga tribuna dhe u ul në vendin e tij për të mos i dhënë dorën presidentit Erdogan. Të tilla sjellje nuk vërehen në asnjë takim tjetër përveç samiteve arabe dhe islamike. Çfarë do të ndodhte nëse në samitin e krerëve të OBI do të merrte pjesë edhe Abdulfetah Al Sisi? Çfarë do të humbiste presidenti turk nëse do të ftonte presidentin egjiptian apo nëse do të jepte dorën ministrit të jashtëm të Egjiptit që ishte një i ftuar zyrtar? Në një kohë që liderët arabë dhe myslimanë u japin dorën homologëve të tyre izraelitë dhe pa pikë turpi normalizojnë marrëdhëniet me këtë regjim okupator, madje nuk e quajnë atë armik, ndërsa disa prej tyre krijojnë edhe koalicione strategjike me këtë regjim. Samiti i krerëve islamikë në këtë formë kaq përçarëse nuk mund të zgjidhë asnjë nga problemet themelore si terrorizmi, islamofobia, Palestina, etj. madje do të bëhet shkak për shtimin e kërcënimeve ndaj vendeve islame. Përsa i përket terrorizmit, duhet thënë se disa vende pjesëmarrëse në këtë samit janë vetë përkrahëse financiare, ushtarake dhe mediatike të terrorizmit. Shembujt më të qartë për të janë zhvillimet aktuale në Siri, Irak, Jemen dhe Libi.