Xhihadi i gruas në mendimin islam
Në këtë emision do të flasim mbi rolin e grave në xhihadin mbrojtës të myslimanëve dhe keqpërdorimin e tyre nga grupet takfiriste.
Lufta dhe xhihadi në të gjitha fetë dhe mendimet fetare, janë të shenjta nëse përdoren për qëllime mbrojtëse. Pra, në të gjithë botën njerëzit respektojnë mbrojtjen e vendit të tyre duke u bërë ushtarë në mbrojtje të tokës së tyre dhe kur ata vriten në këtë drejtim, shpallen heronj kombëtarë. Në të vërtetë, feja dhe mendimet fetare mbrojnë nderin e familjes dhe atdheut dhe asnjë veprim i armiqve, agresionet dhe padrejtësitë e tyre nuk janë të pranueshme, prandaj duke pasur parasysh mbrojtjen, si pjesë e kësaj ideologjie ka lindur lufta dhe xhihadi. Një luftë e tillë në Islam është shtyllë e fesë (detyrë dhe obligim praktik) dhe luftë më e mirë dhe më e lartë është xhihadi në rrugën e Zotit, që myslimanët në rrugën e Zotit dhe për ruajtjen e besimit dhe ideologjisë së vërtetë, sakrifikojnë shpirtin dhe pasurinë e tyre. Një nga llojet e xhihadit është mbrojtja e shenjtë. Ky lloj i luftës përveçse se është një prej detyrave dhe adhurim i fesë, feja islame rekomandon dhe inkurajon myslimanët në këtë drejtim, ku në lidhje me këtë Imam Aliu (as) në Nahxhu-ul Belagha ka thënë se xhihadi hap dyert e qiellit. Mirëpo feja islame si e përcakton këtë institucion për gratë?
Kur'ani nuk ka kufizuar vlerën e luftës dhe xhihadit dhe nuk ka kufizuar gjininë e caktuar. Në jurisprudencën islame, xhihadi për mbrojtjen e vendit është obligim si për burrat ashtu edhe për gratë. Por në rastin kur lufta nuk ka karakter mbrojtës, xhihadi për gratë nuk është obligim. Sigurisht në Islam, xhihadi nuk është i kufizuar me luftën që shoqërohet me gjakderdhje dhe vrasje, sikur që Profeti Muhammed (s.a.v.s) njëherë pasi ushtarët ishin kthyer nga fusha e betejës, ai atyre ju ka drejtuar me këto fjalë: "Ju lumtë atyre që kanë kryer xhihad dhe luftë të vogël, mirëpo xhihadi i madh mbetet përgjegjësi e tyre". Atij i thanë: "O i dërguari i Zotit! Cili është xhihadi i madh? Profeti (s.a.v.s), tha: "Xhihadi me nefsin"! Ose në një tjetër hadith të Profetit (s.a.v.s) thuhet: "Gruaja ka xhihad pa gjakderdhje dhe ajo është "haxhi dhe umre". Imam Aliu (as) citohet të ketë thënë se xhihadi i gruas është kujdesi i mirë ndaj burrit dhe durimi ndaj ngacmimeve dhe problemeve që imponohen gjatë jetës martesore. Të gjitha këto fjalime të cilat Islami ia atribuon xhihadit të gruas, prioritet kryesor për gratë është kujdesi i tyre për shtëpinë dhe familjen. Në historinë e Islamit, një ditë Esmae bin Jezidi Ansari, drejtuese dhe ligjëruese fetare për gratë e asaj kohe njëherë në prani të Profetit të Zotit (s.a.v.s) atij i tha: "O i dërguari i Zotit... Zoti ju dërgoi juve për t'i udhëhequr burrat dhe gratë dhe ne jemi besimtare të Zotit të të gjitha botëve. Mirëpo të gjitha virtytet dhe shpërblimet e xhihadit dhe sakrifica në rrugën e Zotit u bë obligim për burrat që, nëse janë vrarë në rrugën e besimit në Zot, konsiderohen martir. Mirëpo ne gratë të cilat kujdesemi për fëmijët dhe familjen e burrave tanë që luftojnë në fushën e betejës, a shpërblehemi me xhihad? Profeti (s.a.v.s.) ka thënë: "Është një pyetje e mirë! Gratë të cilat kryejnë detyrat e shtëpisë dhe rrisin fëmijët si dhe kujdesen në mënyrën e duhur për burrat e tyre, padyshim se ky është xhihad në rrugën e Zotit".
Gratë myslimane gjithmonë në rast të ndonjë sulmi të armiqve kanë dëshmuar se qëndrojnë përkrah burrave të tyre në betejë dhe shpeshherë kanë luftuar në mbrojte të atdheut të tyre. Një shembull i tillë është hz. Fatime Zahra (s) e cila me urtësi dhe ndjeshmëri përkrahte dhe qetësonte babain dhe bashkëshortin e saj dhe gjithmonë ka qenë në krah të tyre në çdo betejë. Po ashtu edhe hz. Zejnebja (as), mbesa e Profetit (s.a.v.s) kishte luajtur një rol të madh në ngjarjen e Ashurasë. Por tani në kohën në të cilën ne jemi edhe dëshmitarë, është shfaqur një fenomen i ri i quajtur "xhihadi seksual". Për herë të parë bota u njoh me këtë fenomen në vitin 2013 gjatë luftës civile në Siri, gjë e cila u publikua edhe në media dhe rrjete sociale. Në këtë lloj të xhihadit të rremë të grave dhe vajzave kërkohet kryerja e shërbimeve seksuale për ata që luftojnë kundër qeverisë siriane. Për ta bërë një gjë të këtillë, ato detyrohen të udhëtojnë përmes Turqisë në Siri, për tu martuar për disa orë me luftëtarët, në mënyrë që atyre tu hapet kinse rruga për në parajsë.
Në të vërtetë, grupet takfiriste, sidomos grupi terrorist ISIS i cili i ka mveshur një emër të keq Islamit, ka ndikuar në rritjen e islamofobisë , duke shkaktuar valë përçarëse në mesin e myslimanëve, rekruton dhe përdorë gratë dhe vajzat për kryerjen e sulmeve terroriste. Sipas një raporti të Institutit për dialog strategjik, gratë kur i bashkohen ISIS-it, së pari dërgohen në një banesë dhe atje nga gratë tjera i përcaktohet "vlera" e tyre dhe më pas në mënyrë të shpejtë ato martohen. Sepse myftinjtë vehabistë kanë lëshuar dekret duke e quajtur këtë formë të martesës së këtyre grave si "xhihad seksual". Sipas dekretit të myftiut ekstremist Mohamed Al Arifi, vajzat nga 14-16 vjeç apo gratë e divorcuara, në rast se udhëtojnë në Siri për të plotësuar nevojat seksuale të terroristëve sirianë, do të shpërblehen me xhenet. Me këtë dekret jo-islam dhe jo të moralshëm, një numër i madh i vajzave dhe adoleshenteve, grave të veja bile edhe të disa grave që duke aspiruar për xhihad kanë braktisur burrat e tyre, kanë marrë rrugën për të shkuar në Siri. Kjo është si rezultat i propagandës anti-islame, ku qindra mijëra gra dhe fëmijë në këtë mënyrë po përhapin sëmundje të ndryshme seksuale. Shumë gra kanë mbetur të mashtruara pasi janë përballur me brutalitetin e kryengritësve të ISIS dhe më pas janë përpjekur për të shpëtuar prej tyre. Sipas Lotfi ben Xhedo, ministër i brendshëm i Tunizisë, vajzat tuniziane janë mashtruar në Siri dhe secila nga to atje ka pasur marrëdhënie me 30, ose qindra terroristë dhe më pas janë kthyer në Tunizi. E gjithë kjo ka ndodhur nën pretekstin e të ashtuquajturit "xhihadi seksual".
Për fat të keq, shumë gra përpos "xhihadit seksual", i bashkohen grupit terrorist ISIS për të kryer sulme kamikaze. Shkolla 'Az zavareh' të cilën e ka themeluar ISIS-i për anëtaret e saj femra, ka një mision shumë interesant. Misioni i kësaj shkolle sipas një deklarate zyrtare është "tërheqja e vajzave të cilat duhet të bartin rripin me eksploziv nën fustanin e bardhë dhe të kryejnë sulme kamikaze". Kjo deklaratë në vetvete dëshmon për heqjen dorë nga jeta normale dhe ndarjen nga tradita fetare. Përmes dekreteve të myftinjve vehabitë, gratë kanë të drejtë që pa pëlqimin e burrave t'i bashkohen grupit ISIS ose të kryejnë sulme vetëvrasëse.
Është interesant fakti se Mohamed Al Arifi, i cili ka nxjerrë dekretin për xhihad seksual, pasi mori përmasa të gjera në mesin e vendeve arabe dhe islame, e tërhoqi atë. Ai në disa fjalime të tij kishte pohuar se nuk ka dhënë një dekret të këtillë. Ai duke mohuar se kishte deklaruar një gjë të këtillë ka thënë se, si themelues i xhihadit seksual konsiderohet Moavije ben Ebi Sofjan. Ky myfti vehabit ka thënë: "Në luftën e Sifinit, këshilltari islam Umer bin As, i dha këtë propozim dajës së tij Moavijes. Daja i tij urdhëroi personalisht që gratë e martuara bile edhe të gjitha gratë që të shkojnë për xhihad në Sifin, për të ndihmuar ushtarët myslimanë".
Në të vërtetë, grupi i devijuar ISIS i keqpërdorë gratë myslimane me konceptin e xhihadit dhe martirizimit. ISIS i përdor myftinjtë vehabistë për t'i realizuar qëllimet e veta duke e arsyetuar edhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm që fatkeqësisht është duke ndodhur nga ana e terroristëve të këtij grupi. Prandaj, shumë të rinj të papjekur mirë kanë rënë pre e gënjeshtrave të këtij grupi kinse përmes kryerjes së akteve vetë-flijuese, arrijnë parajsën. Sigurisht se një taktikë e tillë bëhet për të shtrembëruar parimet e vërteta të fesë islame. Faride Al Baixhi, një vajzë tuniziane e kthyer nga kampi i ISIS thotë: "Sot, ne shohim shumë individ që pretendojnë se kryejnë xhihad në rrugën e Zotit duke i prerë kokën dikujt tjetër. Kjo është për faktin se ata nuk kanë asnjë lidhje me Islamin. Vrasjet që po ndodhin në tokat islame nuk kanë aspak lidhje me xhihadin dhe Islamin".