Hezbullahu i Libanit dënon deklaratën e Organizatës për Bashkëpunim Islamik
Lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbullah, duke reaguar ndaj deklaratës së OBI kundër Hezbullahut, e dënoi këtë deklaratë.
Në deklaratën e samitit të 13 të krerëve të OBI në Stamboll, me përpjekjet e Arabisë Saudite Hezbullahu libanez u quajt grup terrorist. Megjithëse kjo deklaratë nuk përmendte saktësisht Hezbullahun e Libanit, ky veprim shkaktoi reagime të ndryshme ndërkombëtare. Presidenti i Tunizisë duke kritikuar këtë deklaratë, tha se Hezbullahu i Libanit është një lëvizje e rezistencës kundër sionizmit, pjesë përbërëse e qeverisë libaneze dhe është formuar me qëllim që të mbrojë Libanin përballë agresioneve të Izraelit. Edhe Ministria e jashtme e Irakut protestoi ndaj deklaratës së samitit të OBI në Stamboll dhe deklaroi se qeveria e Irakut nuk pranon akuzimin e lëvizjeve të rezistencës anti-sioniste për terrorizëm. Më parë, në muajin mars 2016, LA me një veprim kontradiktor dhe nën presionet e Arabisë Saudite dhe Bahrejnit, e cilësoi Hezbullahun e Libanit si një grup terrorist. Vendet arabe të Gjirit Persik në vitin 2013 pas ndërhyrjes ushtarake të Hezbullahut në krizën në Siri, e quajtën atë grup terrorist. Lëvizja e rezistencës islamike libaneze Hezbullah u formua në vitin 1982 pas pushtimit të Libanit nga Izraeli. Pushtimi i jugut të Libanit në vitin 1978 dhe shtrirja e ushtrisë izraelite deri në kryeqytetin Bejrut, u bë shkak për formimin e lëvizjes së rezistencës antisioniste Hezbullah e cila rezistoi përballë agresionit izraelit dhe më në fund pas 22 viteve pushtim, regjimi i Izraelit u detyrua që në vitin 2000 të largohet nga jugu i Libanit ku në këtë rajon u valëvit flamuri libanez dhe flamuri i Hezbullahut. Përveç kësaj ën agresionin 33 ditor të vitit 2006 kundër Libanit, ushtria izraelite pësoi një disfatë aq të rëndë përballë Hezbullahut, saqë shumë funksionarë ushtarakë dhe politikë të Izraelit u detyruar të japin dorëheqje. Edhe tani në luftën kundër rrymave terroriste e takfiriste në Siri, lëvizja Hezbullah ka dalë fitimtare dhe ka penguar depërtimin e këtyre rrymave destruktive në kufijtë e Libanit. Më parë, pjesëtarët e grupeve terroriste ISIS dhe Al Nusra kishin sulmuar dhe pushtuar rajonin Ersal në verilindje të Libanit, duke vënë në rrezik sigurinë kombëtare dhe stabilitetin e këtij vendi. Perëndimi dhe Arabia Saudite duke formuar dhe organizuar grupet terroriste ISIS dhe Al Nusra, u përpoqën të shkatërronin sigurinë dhe stabilitetin e Libanit, me qëllim që të garantojnë sigurinë e regjimit sionist. Pas publikimit të rolit të pamohueshëm të shtetasve sauditë, pjesëtarë të ISIS në shpërthimet terroriste dhe në trazirat në Liban, funksionarët libanezë disa herë kanë akuzuar Riadin për formimin dhe përkrahjen e gjithanshme të grupit terrorist ISIS. Hezbullahu i Libanit e mbron këtë vend përball agresorëve sionistë dhe të gjithë atyre që synojnë të destabilizojnë Libanin. Në një kohë që opinioni publik botëror, organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe OKB dënojnë masakrimin e pajustifikueshëm të fëmijëve dhe civilëve jemenas nga Arabia Saudite dhe këtë veprim jo vetëm që e quajnë terrorist, por edhe çnjerëzor, Riadi dhe disa vende arabe akuzojnë Hezbullahun për terrorizëm, por kjo akuzë nuk besohet nga askush, madje edhe nga vetë akuzuesit të cilët janë sponsorizuesit më të mëdhenj të terrorizmit.