Tottenhami vazhdon në ndjekje të Leicesterit
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i11158-tottenhami_vazhdon_në_ndjekje_të_leicesterit
Tottenham Hotspur ka fituar ndaj Stoke City me rezultat 4-0.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 18, 2016 18:30 Europe/Tirane
  • Tottenhami vazhdon në ndjekje të Leicesterit

Tottenham Hotspur ka fituar ndaj Stoke City me rezultat 4-0.

Mysafirët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit duke treguar se ata kanë udhëtuar vetëm për fitore. Goli i epërsisë për Super erdhi në minutën e nëntë nga Harry Kane dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e parë. Festivali i golave në pjesën e dytë filloi me golin e Dele Alli në minutën 67-të, pas katër minutash shënoi edhe Harry Kane. Goli i fundit në këtë takim edhi nga Alli në minutën e 82-të. Xherdan Shaqiri e filloi këtë takim nga minuta e parë, por u zëvendësua në fillim të pjesës së dytë për shkak të lëndimit. Pas kësaj fitore Tottenhami vazhdon në pozitën e dytë, por me pesë pikë më pak se Leicesteri, ndërsa Stoke në vendin e nëntë me 47 pikë. Ndeshja e ardhshme e londinezëve është ndaj West Bromwich Albion.