Kana, viktimë e spastrimit etnik të regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/uncategorised-i11284-kana_viktimë_e_spastrimit_etnik_të_regjimit_sionist
30 vjet më parë, pranvera e jetës së fëmijëve të rajonit Kana në jug të Libanit u shkatërrua nga sulmet barbare të regjimit kriminel sionist.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2016 18:13 Europe/Tirane
  • Kana, viktimë e spastrimit etnik të regjimit sionist

30 vjet më parë, pranvera e jetës së fëmijëve të rajonit Kana në jug të Libanit u shkatërrua nga sulmet barbare të regjimit kriminel sionist.

Ushtria izralite më 11 Prill 1996 filloi një agresion të gjerë ushtarak kundër Libanit dhe ky agresion ajror, detar dhe tokësor u kodua me emrin “Flakët e zemërimit”. Zonat e banuara në rajonet jugore Bejrut, Beka dhe Xhebel ishin objekte të sulmeve më të ashpra që prej agresionit izraelit kundër Libanit në vitin 1982. Ky operacion që zgjati 16 ditë, shkaktoi viktima të shumta në radhët e civilëve libanezë dhe shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë të pafajshëm. Banorët e rajonit Kana, nga frika e bombardimeve izraelite ishin strehuar në një qendër të forcave ndërkombëtare në afërsi të këtij fshati, por u bombarduan pa mëshirë nga forcat e regjimit sionist dhe si rrjedhim, 111 civilë libanezë u martirizuan dhe 129 të tjerë u plagosën. Artileria e ushtrisë izraelite që nga ora 2 e drekës së 18 Prillit 1996, filloi të bombardojë selinë e përkohshme të trupave fixhiane të OKB ku ishin strehuar mbi 800 civilë libanezë. Ky krim ishte aq makabër, saqë 18 viktima nuk u identifikuan dhe mbi trupat e tyre u shkruajt “burrë i panjohur”, “grua e panjohur” dhe “fëmi i panjohur”. Ndërkohë, rabinët sionistë thanë:”Sipas rregullave të Teuratit, vrasja e civilëve në fshatin Kana në jug të Libanit ishte e lejueshme.” Operacioni “Flakët e zemërimit” shkaktoi zemërimin e opinionit publik botëror kundër regjimit kriminel sionist dhe i detyroi sionistët t’i japin fund bombardimit të Libanit, por Amerika pengoi miratimin e një rezolute të KS të OKB që dënonte regjimin e Izraelit. Regjimi sionist pretendoi se bombardimi i selisë së forcave të OKB në Kana kishte qenë një gabim, por Frank Von Kabin, këshilltar ushtarak i OKB e hodhi poshtë këtë pretendim dhe theksoi se Izraeli ishte lajmëruar se në selinë e forcave të OKB në Kana ishin strehuar qindra civilë libanezë. Më në fund, AP e OKB nën presionin e madh të opinionit publik botëror miratoi një rezolutë jo obliguese ku dënoi këtë krim të Izraelit dhe e obligoi regjimin e Tel Avivit të paguajë 4,2 miliard $ dëmshpërblime për viktimat e masakrës në Kana, por regjimi sionist ende nuk e ka paguar këtë dëmshpërblim.