Barca zbrazet mbi Deportivon
Barcelona e ka nëpërkëmbur Deportivo La Corunan para tifozëve në Estadio Municipal de Riazor, ku ka fituar me rezultat 8-0.
Luis Suarez e nisi serinë e golave pas një asistimi të Rakitic (11’) dhe jo shumë minuta më pas, uruguaiani e dyfishoi avantazhin (24’). Kësaj radhe asistoi Messi. Me të filluar gjysma e dytë, Blaugranët shënuan edhe golin e tretë. Pas dy golave të shënuar në pjesën e parë, kësaj radhe Suarez erdhi me një asistim fantastik. Uruguaiani harkoi mrekullueshëm në zonë dhe Ivan Rakitic goditi me vole (47’). Menjëherë, Luis Suarez e kompletoi het-trikun, ndërsa Messi ishte asistues (53’). Ai nuk u ndal me kaq, por shënoi edhe golin e katërt personal në këtë sfidë. Uruguaiani pranoi një asistim nga Neymar dhe në tentativën e dytë realizoi (64’). Më pas i erdhi radha të shënonte edhe Lionel Messit, ndërsa Suarez asistoi (73’). Në vazhdimi shënoi edhe Marc Bartra (79’) dhe pastaj Neymar (81’). aBarcelona vazhdon te jetë lider në La Liga dhe numëron 79 pikë, ndërsa pret gabimin e përcjellësve Atletico Madrid dhe Real Madrid.